Kontrata e sigurimit të pronës lidhet për të mbrojtur pronën tuaj. 
 
Me sigurimin e pasurisë, i siguruari kompensohet në rast të dëmtimit të pasurisë së tij. Dëmshpërblimi nuk mund të jetë më i madh se dëmi që ka pësuar i siguruari.
 
Në rastin e sigurimit të të mbjellave dhe të korrave, kompensimi përcaktohet sipas vlerës që do të kishin të mbjellat dhe të korrat në momentin e vjeljes.
 
Shënim: Me rastin e përcaktimit të kompensimit merret parasysh edhe fitimi që nuk është marrë, por vetëm nëse është dakorduar paraprakisht.
 
Nëse gjatë të njëjtës periudhë të sigurimit ndodhin disa dëme njëri pas tjetrit, kompensimi për secilin prej tyre përcaktohet dhe paguhet plotësisht duke marrë parasysh shumën e sigurimit, pa reduktimin e tij për shumën e dëmeve të paguara më parë në atë periudhë.
 
Terma të sigurimeve:
– Siguruesi – është shoqëria e sigurimeve
– Kontraktuesi i sigurimit është personi që lidh kontratë sigurimi me shoqërinë e sigurimit (policën)
– Primi i sigurimit është vlera që kontraktuesi i sigurimit paguan në bazë të kontratës së lidhur
– Shuma e sigurimit është shuma në të cilën është siguruar pasuria
– Formulari i mbulimit është një vërtetim i cili përkohësisht e zëvendëson policën e sigurimit
– Polica është një dokument që konfirmon ekzistencën e një kontrate sigurimi
 
E rëndësishme: Kur blini një policë sigurimi të pronës, sigurohuni që t’i kërkoni kompanisë së sigurimit t’ju japë Kushtet e Sigurimit që vlejnë për sigurimin e pronës. Lexojini me kujdes!