Investimet në sigurimet e jetës u rritën me 14 për qind në vitin 2022, ndërsa pjesëmarrjen më të madhe në to e kanë investimet në sigurimet e jetës me komponent kursimin, me vlerë 20.1 milionë euro. Po ashtu janë rritur edhe pagesat totale të siguruesve ndaj të siguruarve, me 18.5 për qind, duke arritur në 14.5 milionë euro dhe përfshijnë: mbijetimin, përfundimin e sigurimit ose vdekjen e të siguruarit. Pesë kompanitë e sigurimit të jetës janë të kapitalizuara në mënyrë solide dhe vitin e kaluar e përfunduan me një total asetesh prej 187 milionë eurosh.

Investimet në sigurimin e jetës e kanë tejkaluar shifrën prej 2,27 miliardë denarësh (37 milionë euro).Sipas të dhënave zyrtare të dorëzuara nga pesë kompanitë e sigurimit të jetës pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), ky segment i tregut të sigurimeve u rrit me 14 për qind krahasuar me vitin e kaluar,  vitin 2021.

Në fund të vitit 2022, në vendin tonë, 305,322 persona kishin sigurime jete, që është një rritje prej gati 45,000 personash ose 17 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën periudhë, numri i kontratave aktive ka kaluar shifrën 171,000 dhe është rritur me 7 për qind.

Investimet në sigurime me komponent kursimi kanë peshën më të madhe në sigurimin total të jetës. Ky produkt i mundëson të siguruarit të marrë fondet e investuara të rritura me interes pas skadimit të kontratës së sigurimit. Pagesat e të siguruarve që kanë këtë lloj sigurimi investohen në depozita bankare në obligacione shtetërore ose instrumente të tjera financiare pa rrezik. Në total, në vitin 2022 qytetarët kanë investuar 1,236 miliardë denarë (20,1 milionë euro) në këtë lloj sigurimi.

Të dhënat zyrtare të kompanive të sigurimit të jetës tregojnë se rritja më e madhe në shitje është sigurimi i jetës që nuk ka komponent kursimi. Me të, në rast vdekjeje, për kohëzgjatjen e kontratës, shuma e sigurimit i paguhet një familjari ose një përfituesi tjetër të sigurimit. Por nëse rreziku nuk ndodh deri në skadimin e kontratës së sigurimit, të gjitha fondet e investuara mbahen nga shoqëria e sigurimit që ka marrë përsipër rrezikun për të paguar fondet në rast vdekjeje të të siguruarit.

Investimet në këtë sigurim vitin e kaluar arritën në 547 milionë denarë (8,9 milionë euro) dhe kjo është 56 për qind më shumë se vitin paraprak. Numri i personave që kanë këtë sigurim i ka kaluar 243 mijë, që është 22 për qind më shumë krahasuar me vitin 2021.

Një nga dy arsyet kryesore për rritjen e shitjeve për sigurimin e rrezikut është se ky produkt është i lidhur me kreditë bankare të policëmbajtësve

Katalizatori tjetër për rritjen e numrit të personave të siguruar që kanë sigurime të jetës është masa, për të cilën AMS-ja u ka vënë në dukej  kompanive të sigurimit jo-jetë, se ata nuk mund të marrin përsipër rrezikun e vdekjes për shkak të sëmundjes, në kuadër të fushës së ofertës së sigurimit nga pasojat e një aksidenti (aksidenti).

Sigurimi, në të cilin rreziku i investimit të fondeve  merret përsipër nga i siguruari është produkti më i ri i sigurimit nga gama e sigurimeve të jetës në tregun tonë. Ky produkt njihet gjerësisht si sigurim “junit linkd”. Në këtë sigurim, një pjesë e konsiderueshme e parave investohen në fonde investimi, të zgjedhura nga të siguruarit, çmimet e tregut të të cilëve varen nga lëvizjet e tregjeve rajonale dhe botërore të kapitalit. Në vitin 2022, mbi 13.600 të siguruar, kanë investuar në këtë produkt një shumë prej 494 milionë denarësh (8 milionë eurosh).

Sigurimi i jetës shitet nga pesë kompani sigurimesh. Në shitjen e policave vitin e kaluar “Koacia Osiguruvnje” ka pjesëmarrje me 31,7 për qind, “Grave” me 22,1 për qind, “Viner Life” me 17,6 për qind, “Triglav Osiguruvanje – Jetë” me 16,1 për qind dhe “Unika Lajf” me 12,5 për qind.

Shoqëritë e sigurimeve të jetës në vitin 2022 kanë paguar gjithsej 705,2 milionë denarë (11,5 milionë euro) për të siguruarit, respektivisht 18,5 për qind më shumë mjete se sa vitin paraprak. Fondet paguhen për shkak të vdekjes së personit të siguruar, mbijetesës ose zgjidhjes të kontratës së sigurimim me komponent kursimin.

Pesë shoqëritë e sigurimit të jetës kanë një ndikim të fortë në ruajtjen e stabilitetit financiar të tregut të sigurimeve. Pasuria e përgjithshme e këtyre shoqërive në fund të vitit të kaluar arriti në 11,5 miliardë denarë (187 milionë euro), që paraqet 38 për qind nga totoali i aseteve të 16 kompanive të sigurimit.

AMS-ja, në kuadër të kompetencave të saj, kujdeset të sigurojë rakordimin e politikave të afariste për vlerësimin e detyrimeve, si dhe llojet e investimeve dhe vlerësimin e aktiveve të shoqërive të sigurimeve. Shoqëritë e sigurimeve në vazhdimësi respektojnë këto kërkesa ligjore.

Fondet nga provigjonet teknike dhe nga kapitali i shoqërive të sigurimeve të jetës, investohen në investime të sigurta, me rrezik shumë të ulët të humbjeve dhe me kthime solide të fondeve.

Shoqëritë e sigurimeve të jetës janë të kapitalizuara në mënyrë solide, fondet kapitale janë nga kategoritë më cilësore të burimeve bazë të kapitalit, duke u mundësuar atyre mbrojtje të mirë nga pasiguritë dhe rreziqet e papritura për vazhdimësinë e biznesit.

 

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve  dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.