Trupi koordinues organizon takimin e rregullt të punës së rregullatorëve, sektorit privat dhe civil për të monitoruar zbatimin e Strategjisë për Edukim Financiar dhe Përfshirje Financiare. Në takim, për hir të popullarizimit dhe përdorimit më të madh të ndërmjetësimit si mjet për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje të caktuar, u mbajt një ligjëratë me temën: “Ndërmjetësimi si mjet për zgjidhje efikase dhe ekonomike të mosmarrëveshjeve, përfshirë edhe në fushën e financave”, mbajtur nga Jelisaveta Georgieva-Jovevska, kryetare e Asociacionit për përkrahje të ndërmjetësimit pranë Odës Ekonomike.

Qëllimi i leksionit është që përvojat e përcjella në këtë prezantim të kontribuojnë në një aplikim më të madh të ndërmjetësimit në fushën e shërbimeve financiare, si një mënyrë për të mbështetur përfshirjen financiare dhe mbrojtjen e konsumatorëve të produkteve dhe shërbimeve financiare.

Takimet, të cilat mbahen dy herë në vit, mundësojnë një dialog të rregullt ndërmjet rregullatorëve financiarë, subjekteve nga sektori privat dhe civil të përfshirë në aktivitetet e edukimit financiar. Shkëmbimi i propozimeve dhe përvojave për forcimin e përfshirjes financiare dhe mbrojtjes së konsumatorit në sistemin financiar siguron zbatimin me sukses të Strategjisë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare.

Strategjia për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare ofron një qasje të koordinuar në nivel kombëtar dhe një kornizë strategjike në të cilën njihet rëndësia e arsimit, mundësohet përfshirja dhe koordinimi i të gjithë aktorëve dhe përcaktohet një hartë e aktiviteteve për arritjen efektive të qëllimet.