Më 23 mars të vitit 2026, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve vizitoi Shkollën e Mesme Ekonomike “Jane Sandanski” në Manastir, ku u mbajt një sesion edukativ kushtuar njohurive financiare dhe sigurimeve. Ky sesion edukativ kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë për rëndësinë e menaxhimit të përgjegjshëm të financave personale, si dhe rolin e sigurimeve si mekanizëm për mbrojtje nga rreziqet.

Përmes një qasje interaktive, shembujve praktikë dhe diskutimit të hapur, nxënësit patën mundësinë të mësonin rreth koncepteve themelore financiare, rëndësisë së kursimit dhe marrjes së vendimeve të informuara financiare. Stafi mësimdhënës gjithashtu mori pjesë në mënyrë aktive, duke kontribuar me përkushtimin e tyre për vlerën edhe më të madhe të ngjarjes dhe duke inkurajuar të menduarit kritik tek nxënësit.

Kjo vizitë është pjesë e aktiviteteve më të gjera të AMS-së që synojnë edukimin e populates së re dhe forcimin e kulturës së sigurimeve. Në të njëjtën kohë, hap mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm me shkollën, përmes organizimit të punëtorive, leksioneve dhe nismave të përbashkëta të reja që do të kontribuojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive të nxënësve në fushën e financave dhe sigurimeve.