Seminari u mbajtё mё 14 Shtatorё, prej orёs 10:00 deri ora 14:00, nё hapёsirat e Odёs Ekonomike tё Maqedonisё. Kryetari i Kёshillit tё ekspertёve tё agjencisё, z-ri Klime Poposki e hapi takimin dhe u uroi mirёseardhje pjesёmarёsve. Ligjёrues nё seminar ishin:
– z-nja Mira Shekutkovska, NLB fondi i ri pensional ShA Shkup, anёtare e bordit drejtues dhe
– mr. Goran Markovski, CFA, KB Publikum Invest ShA Shkup, drejtor kryesor ekzekutiv.
Nё seminarё morёn pjesё personat pёrgjegjёs pёr investim, udhёheqёs portfoliosh, si edhe pёrfaqёsues tё sektorёve pёr finansa nёpёr shoqёrite e sigurimeve.
Seminari ishte i organizuar me qёllim tё promovimit tё teknikave dhe mundёsive pёr investim dhe udhёheqje me portfolio, nёpёrmjet afrimit tё pёrvojёs nga shoqёritё pёr udhёheqje me fondet pensionale dhe shoqёrive pёr udhёheqje me fonde investuese si institucione si motra nga sistemi finansiar nё Maqedoni nё pjesёn e implementimit tё strategjisё investuese