Sigurimi i jetës në të cilin paratë investohen në aksione të fondeve investuese (sigurimi junit linkd) është një produkt me cilësi të lartë me potencial të madh për frytëdhënien e investimit. Por mbart edhe rrezikun e humbjes së fondeve të investuara sepse vlera e investuar varet nga çmimet e aksioneve që formohen në bursa. Për këtë, AMS-ja ka obliguar shoqëritë e sigurimeve që të informojnë personat e siguruar për rrezikun e humbjes së mjeteve të investuara. Me rregulloren e re të AMS-së, shitësit e sigurimeve junit linkd detyrohen t’i japin çdo të siguruari potencial një pasqyrë të rrezikut të humbjes së investimit në shkallën nga 1 deri në 7. Gjithashtu kanë detyrim q; përpara shitjes së sigurimit junit linkd të siguruarit tï japing një pasqyrë të detajuar të strukturës së të gjitha kostove të investimit që do të duhet të paguajë. I siguruari ka të drejtë të marrë të dhëna për rritjen mesatare mujore të pritshme të vlerës së investimit për një periudhë pesëvjeçare në të ardhmen. Këto janë disa nga risitë që dalin nga rregullorja e re me të cilën AMS-ja rrit ndjeshëm transparencën kur investohet në sigurimin e jetës “junit linkd”.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka udhëzuar të gjitha shoqëritë e sigurimeve që shesin sigurimin e jetës junit linkd që çdo policëmbajtësi potencial t’i sigurojnë një dokument informacioni kyç mbi bazën e të cilit do të vendosin nëse do të investojnë në këtë produkt sigurimi.

Është një dokument i unifikuar që përmban informacion mbi nivelin e rrezikut të humbjes së mundshme të fondeve të investuara dhe kthimin e pritur të investimit. I siguruari do të informohet edhe për kushtet dhe pasojat e zgjidhjes së parakohshme të kontratës së investimit. Shitësi i sigurimit do të tregojë gjithashtu të gjitha shpenzimet e njëhershme, periodike, të përsëritura, të përkohshme  dhe të paparashikuara që i siguruari duhet të paguajë.

Njëkohësisht ai do të jetë i detyruar të informojë të siguruarin për të drejtën e paraqitjes së parashtresësë apo ankesës pranë AMS-së. Këto janë risitë kryesore që përmban rregullorja e re e miratuar nga AMS-ja për të rritur transparencën e investimeve në sigurimin e jetës “junit linkd”.

Junit Linkd është një klasë relativisht e re e sigurimit të jetës në të cilën një pjesë e parave të investuara, investohen në aksione të fondeve të investimit. Këto janë investime me cilësi të lartë, por fakti është se çmimet e aksioneve janë të paqëndrueshme dhe varen nga lëvizjet e bursave botërore. Për shkak të kësaj, rreziku i investimit të fondeve bie mbi të siguruarin.

Është luhatshmëria e tregjeve të kapitalit ajo që i lë hapësirë ​​të siguruarve të humbasin një pjesë të fondeve të paguara kur investojnë në sigurimin “junit linkd”, ashtu siç ka një mundësi reale për një frytëdhënie solide të fondeve të investuara.

Të dhënat zyrtare të AMS-së tregojnë se vetëm vitin e kaluar janë ndërprerë 941 kontrata për sigurimin e jetës junit linkd, në një periudhë kur janë lidhur gjithsej 2726 kontrata. Gjithashtu, numri i kontratave të zgjidhura të vitit të kaluar ka arritur në 9 për qind të totalit të kontratave aktive në këtë klasë sigurimesh që është 10,628.

Duke e monituroar situatën me vigjilencë, Këshilli i Ekspertëve të AMS-së vendosi nxjerrjen e një akti nënligjor që do të rrisë ndjeshëm transparencën e këtij produkti të sigurimeve.

Ky akt do t’i ndihmojë shumë të gjithë investitorët e mundshëm në marrjen e vendimeve për investimin në Junit Linkd për të vlerësuar rrezikun e mundshëm të këtij investimi.

Përveç risive kryesore të lartpërmendura si masa për informim më të mirë të të siguruarve, rregullorja e re i mundëson shitësit të sigurimit të tregojë nëse investimet janë në denarë apo në valutë. Sepse ky informacion mund të ndikojë në vlerën e investimit përmes ndryshimeve të mundshme të kursit të denarit.

Junit Linkd është një term i pranuar ndërkombëtarisht që përdoret për këtë lloj sigurimi të jetës. “Junit Linkd” nënkupton se vlera e fondeve të investuara varet drejtpërdrejt nga investimet në aksione të fondeve të hapura ose të mbyllura të investimeve.

Investimet në sigurimin e jetës në të cilat rreziku investues është i bartur nga i siguruari (i njohur si sigrimi junit linkd) vitin e kaluar arritën në 383,2 milionë denarë (mbi 6 milionë euro). Kjo është 27 për qind më shumë se në vitin 2020.

Rregullorja do të hyjë në fuqi në fillim të tetorit të këtij viti. Informacion më të detajuar mbi rregulloren që normatizon këtë çështje mund të gjeni në linkun e mëposhtëm https://aso.mk/wp-content/uploads/2022/05/pravilnik-udeli-vo-investicziski-fondovi-sl-vesnik-109-2022-2.pdf

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve  dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.