AMS ka furnizuar sistem të ri të informacionit për kontrollin e tregut të sigurimit. Sistemi i ri i informacionit do të mundësojë digjitalizim të plotë të të gjitha regjistrave si dhe të proceseve për grumbullim, sistematizim dhe përpunim të të dhënave. Kjo AMS-së do t’i mundësojë mbikëqyrje më efikase ndaj punës së të gjithë 66 pjesëmarrësve në tregun e sigurimit: kompani të sigurimeve, shoqata të sigurimeve të brokerimit dhe shoqata për përfaqësim në sigurim. Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka furnizuar sistem të ri të informacionit i cili do të mundësojë digjitalizim të plotë në grumbullim, sistematizim dhe përpunim të të dhënave për nevojat e proceseve të mbikëqyrjes në sigurim.
Me këtë rast, sot dr. Kërste Shajnoski, kryetar AMS-së dhe Dragan Oremush, u.d. i kompanisë kroate Compliant Risk Technology e nënshkruan marrëveshjen për furnizim, instalim dhe zbatim të sistemit të ri të informacionit për mbikëqyrjen e sigurimit (ISA SIS 2.0). Sistemi i ri i informacionit, në pajtim me marrëveshjen, do të vendoset në funksion nga 1 janari i vitit 2022. Me zgjidhjen e re softuerike në tërësi do të digjitalizohet mbajtja e të gjitha regjistrave dhe do ta bëhet mbikëqyrja më efikase e AMS-së ndaj punës së të gjithë 66 pjesëmarrësve në tregun e sigurimeve: kompanitë e sigurimeve, kompanitë e sigurimit të brokerimit dhe shoqatat për përfaqësim të sigurimit. Sistemi i ri i informacionit do ta zëvendësojë atë aktual, i cili është në funksion 10 vjet. Ndryshimi i tij është i pashmangshëm për shkak se nuk e mbështet plotësisht punën e direktivës së BE-së për Solventë II të BE-së dhe tregon funksionalitet të kufizuar.
Njëherit përfaqësimi teknologjik dhe funksionalitetet e kufizuara implikonin nevojën për furnizimin e sistemit të ri të informacionit. Zgjidhja softuerike do të mundësojë përmirësim të konsiderueshëm në produktivitetin dhe efektivitetin e proceseve të mbikëqyrjes së sigurimit dhe njëherit edhe përmbushje të të gjitha standardeve nga direktiva Solventë II. Funksioni kryesor i sistemit të ri është rregullatori, raportim për rrezik gjatë përpunimit të të dhënave dhe funksion për analiza të të dhënave.
Sistemi e lehtëson mbikëqyrjen në teren jashtë terenit dhe gjithashtu siguron kontribut të nevojshëm për prioritetet dhe njëherit edhe shpërndarjen dhe planifikimin e aktiviteteve të mbikëqyrjes. Kjo mundëson përdorimin optimal të burimeve mbikëqyrëse gjatë kërkesave të reja të kredisë. Agjencia si marrës i të dhënave nga aspekti teknik do të përdorë menaxhim me model për raport, monitorim të dorëzimit, portal Frontend, Backend, regjistra dhe komponentë të politikaës për menaxhim me të dhëna në procesin mbikëqyrës për të përmirësimin e efikasitetit gjatë punës. Bëhet fjalë për furnizim të sistemit modern të informacionit SupTech (Supervisory Technology) për mbikëqyrjen e sigurimeve, i cili tashmë përdoret me sukses nga organet rregullatore për mbikëqyrje në sigurime në Kroaci, Slloveni dhe Mal të Zi. Sistemin e ri të informacionit AMS-ja e ka furnizuar me mjete personale pas procedurës së zbatuar për furnizime publike, ndërsa vlera e tij është 36,5 milionë denarë. Agjencia për mbikëqyrje të sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur e cila e rregullon tregun për sigurim, kryen mbikëqyr ndaj punës së kompanive të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon për edukim financiar të popullatës.