Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) inkurajon Qeverinë, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, të mbrojë të drejtat e të siguruarve dhe nëpërmjet ndryshimeve në Listën e çmimeve të ulë çmimet e policave të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike.

AMS-ja, si rregullator i tregut të sigurimeve, bën me dije edhe një herë publikisht se veprimi që kompanitë e sigurimeve rritën çmimet e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike është krejtësisht i pajustifikuar dhe i pabazë.

Argumentet kryesore kundër rritjes së çmimit janë renditur në analizën e dorëzuar në komisionin kompetent në Ministrinë e Financave.

Rritja e çmimit të sigurimeve nuk është në funksion të forcimit të mbrojtjes së të siguruarve. Përkundrazi, kjo rritje çmimesh është vetëm dhe ekskluzivisht në funksion të mbulimit të kostove operacionale të shoqërive të sigurimeve.

Analiza gjendet në linkun e mëposhtëm https://aso.mk/analiza-za-neopravdanosta-od-zgolemuvanjeto-na-czenite-na-polisi-za-zadolzhitelno-osiguruvanje-od-avtomobilska-odgovornost-2/