THIRRJE PËR PARASHTRIMIN E OFERTAV
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve ka nevojë për shërbime edukative nga edukatorë për të kryer trajnime dhe provime profesionale për ushtrimin e aktivitetit së përfaqësimit në sigurime, si dhe për të kryer trajnime dhe provime profesionale për ushtrimin e aktivitetit të ndërmjetësimit në sigurime për vitet 2025/2026/2027.
Përforochet bashkëpunimi midis rregullatorit dhe komunitetit aktuarial
Më 30 korrik, në ambientet e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, u zhvillua një takim pune midis Kryetares së Këshillit të Ekspertëve, Eli Drakulovskës dhe Kryetares së Shoqatës së Aktuarëve të Maqedonisë, Cvetlana Vincenzi Markulevska. Në takim u diskutua për promovimin dhe forcimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në çështjet e praktikës aktuariale dhe rëndësinë e rolit të aktuarëve në sektorin e sigurimeve.

Të dyja palët theksuan dëshirën dhe nevojën për komunikim të vazhdueshëm dhe veprim të përbashkët për të promovuar pozicionin e “Aktuarit” me qëllim mbrojtjen e interesave të të siguruarve.
Seancë e mbajtur më 15 korrik:
- Procesverbali i seancës së 18-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së të mbajtur më 11 korrik të vitit 2025,
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për shoqërinë e auditimit FORVIS MAZARS REVIZIJA SHPK Shkup për të audituar pasqyrat financiare të KROACIJA OSIGURUVANJE SHA – Shoqëri e Sigurimeve Jo-Jetë Shkup për vitin 2025.
AMS-ja ka filluar procesin përgatitor për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar IFRS 17 për kontratat e sigurimit
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka filluar procesin përgatitor për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar (SNRF) 17 në kontratat e sigurimit.
Kjo reformë komplekse në fushën e raportimit financiar do të përmirësojë dhe do t’i bëjë operacionet e kompanive të sigurimeve më efikase dhe kjo nënkupton brojtje më të mirë për policëmbajtësit – përdoruesit e shërbimeve të kompanive të sigurimeve.
Me këtë rast, me sukses përfundoi trajnimi dhe punëtoria pesë-ditore, që u organizua në Shkup, në të cilin morën pjesë mbi 50 ekspertë nga kompanitë e sigurimeve, fondet e pensioneve, mbikëqyrësit e AMS-së dhe kontabilistë të certifikuar.
Trajnimi u organizua nga AMS-ja në bashkëpunim me Qendrën për Reformën e Raportimit Financiar dhe Raportimin e Qëndrueshmërisë në Bankën Botërore. Trajnimi u zhvillua nga Darell Skot, një ekspert i njohur i cili ka udhëhequr drejtpërdrejt procesin e miratimit të standardit, si ish-anëtar i Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar në rregulloren tonë do të zbatohet nga 1 janari i vitit 2028 dhe gjatë kësaj periudhe të gjithë pjesëmarrësit në tregun e sigurimeve do të përshtasin operacionet e tyre, domethënë do të zbatojnë kërkesat e IFRS 17.
Si shenjë mirënjohjeje për trajnimin e zhvilluar me sukses mbi kuptimin dhe zbatimin e standardit të raportimit financiar, Kryetarja e Këshillit të Ekspertëve Eli Drakullovska dhe anëtarët e Këshillit të Ekspertëve, Aleksandra Drangovska dhe Goran Zdravkovski i dhuruan ligjëruesit Skot një suvenir – fragment të mozaikut në qytetin antik të Stobit, një nga artefaktet më të njohura të trashëgimisë kulturore maqedonase nga periudha antike.



