Seancë e mbajtur më 27 gusht
- Procesverbali i seancës së 22-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Sigurimeve të mbajtur më 5 gusht të vitit 2025,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj SHA të sigurimeve ZOIL MACEDONIA, Manastir,
- Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj SHA të sigurimeve ZOIL MAKEDONIA, Manastir,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Euroins Osiguruvanje SHA Shkup,
- Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Euroins Osiguruvanje SHA Shkup,
- Ndryshimi i Listës së Tarifës për përmbajtjen dhe shumën e kompensimeve dhe tarifave që i arkëton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesës,
- Ndryshimi i Rregullores për standardet minimale të sistemeve të informacionit të shoqërive të sigurimeve, shoqërive të brokerimit në sigurime dhe shoqërive të përfaqësimit në sigurime,
- Informacion mbi gjendjen financiare, performancën statistikore dhe financiare të shoqërive të sigurimeve në periudhën nga 1.1.-30.6.2025 (2Q2025).
THIRRJE PËR PARASHTRIMIN E OFERTAV
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve ka nevojë për shërbime edukative nga edukatorë për të kryer trajnime dhe provime profesionale për ushtrimin e aktivitetit së përfaqësimit në sigurime, si dhe për të kryer trajnime dhe provime profesionale për ushtrimin e aktivitetit të ndërmjetësimit në sigurime për vitet 2025/2026/2027.
Përforochet bashkëpunimi midis rregullatorit dhe komunitetit aktuarial
Më 30 korrik, në ambientet e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, u zhvillua një takim pune midis Kryetares së Këshillit të Ekspertëve, Eli Drakulovskës dhe Kryetares së Shoqatës së Aktuarëve të Maqedonisë, Cvetlana Vincenzi Markulevska. Në takim u diskutua për promovimin dhe forcimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në çështjet e praktikës aktuariale dhe rëndësinë e rolit të aktuarëve në sektorin e sigurimeve.

Të dyja palët theksuan dëshirën dhe nevojën për komunikim të vazhdueshëm dhe veprim të përbashkët për të promovuar pozicionin e “Aktuarit” me qëllim mbrojtjen e interesave të të siguruarve.