Seancë e mbajtur më 25 dhjetor
- Procesverbali i seancës së tridhjetë e katërt të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 12 dhjetor të vitit 2023;
- Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve;
- Vendim për mosrakordimin e Shoqërisë së Brokerimit të Sigurimeve EUROMAK SHA Shkup;
- Plani Strategjik i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për periudhën 2024-2026;
- Plani Strategjik për auditimin e brendshëm për periudhën 2024-2026;
- Plani Vjetor i Auditimit të Brendshëm për vitin 2024;
- Aktendim për dhënien e dakordimit për ushtrimin e pozicionit anëtar i Bordit të Drejtorëve të SAVA Osiguruvanje SH.A. Shkup të personit Kristijan Leshkov;
- Rregullore mbi përshtatshmërinë e mbulimit të risigurimit, mënyrën e llogaritjes së shumës së mbulimit maksimal të shoqërisë së sigurimeve në tabelën për mbulimin maksimal dhe mënyrën e llogaritjes së dëmit maksimal të mundshëm;
- Aktvendim për revokimin e licencës për agjent sigurimi për personin Aleksandra Mitreska;
- Vendimi për shqiptimin e masës të mbikëqyrjes për shqërinë e brokerimit të sigurimeve Smart Mani Sollushens sha Shkup;
- Plani Vjetor për Mbikëqyrjen në Terren për vitin 2024;
- Raporti për auditimin e zbatimit të provimit profesional për ushtrimin e aktivitetit të brokerimit në sigurime në vitin 2023 (sezoni i provimeve shkurt-gusht 2023);
- Raporti për mbajtjen e provimit për lëndën e katërt të Kurrikulës për kryerjen e provimit profesional të kërkuar për marrjen e lejes për të punuar si aktuar i autorizuar, (2023-2024) – Ekonomi;
- Raporti për mbajtjen e provimin për lëndën e tretë të Kurrikulës për kryerjen e provimit profesional të kërkuar për marrjen e lejes për të punuar si aktuar i autorizuar, (2023-2024) – Modelimi Stokastik;
- Vendimi për formimin e Komisionit për inventarizimin e fondeve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve më 31 dhjetor 2023; dhe
- Manuali i Punës të Komisionit për inventarizimin e fondeve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve me datë 31 dhjetor i vitit 2023
Industria e sigurimeve po bashkohet dhe po mobilizohet për të ngritur nivelin e edukimit financiar
Me iniciativën e rregullatorit të tregut të sigurimeve AMS, të gjitha shoqëritë e sigurimeve dhe më shumë se gjysma e të gjitha shoqërive të brokerimit të sigurimeve u bashkuan duke krijuar një platformë për edukimin financiar në sigurime. Qëllimi është që qytetarët të marrin informacion të plotë, të qartë për kushtet dhe çmimet e sigurimit, si dhe për të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kontratat e sigurimit, përmes aktiviteteve të bashkë-koordinuara.
Të 17 shoqëritë e sigurimeve, Byroja Kombëtare e Sigurimeve dhe 25 shoqëri të tjera të brokerimit në sigurime me iniciativën e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) bashkojnë forcat dhe bashkërendojnë aktivitetet për rritjen e nivelit të edukimit financiar në sigurime. Për këtë qëllim, këto 42 kompani nga industria e sigurimeve dhe rregullatori i tregut të sigurimeve AMS-ja kanë lidhur një memorandum bashkëpunimi që synon aktivitete të përbashkëta dhe të koordinuara në këtë fushë.
Të gjithë anëtarët e platformës për edukim financiar në sigurime deklaruan se me nënshkrimin e memorandumit do të inkurajojnë, zhvillojnë dhe zbatojnë në mënyrë aktive aktivitete që përmes edukimit financiar do të avancojnë mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve. Të gjitha masat dhe aktivitetet e parashikuara në memorandum synojnë zhvillimin e mëtejshëm të tregut të sigurimeve dhe do të kontribuojnë në rritjen e nivelit të përfshirjes financiare të popullsisë.
Secila prej këtyre 43 kompanive (shoqëritë e sigurimeve dhe shoqëritë e brokerimit në sigurime) do të sjellin një plan aktivitetesh për rritjen e edukimit financiar të popullatës në fushën e sigurimeve. Më pas, në bazë të këtyre planeve, të gjitha kompanitë do të përcaktojnë aktivitete të përbashkëta me të cilat, përmes promovimit të koordinuar të edukimit financiar, do të ndërgjegjësojnë publikun për rëndësinë e sigurimeve.
Një nga qëllimet më të rëndësishme që duhet të arrihet me këtë bashkëpunim është që të mundësohet që sa më shumë qytetarë të marrin informacion të plotë, të qartë dhe të krahasueshëm për kushtet e sigurimit dhe çmimet e policave. Në të njëjtën kohë, për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e tyre që rrjedhin nga kontratat e sigurimit.
Ndër të tjera, ky bashkëpunim ndërmjet kompanive dhe AMS-së synon të afirmojë dhe mbështesë qasjen e ndërmjetësimit, pra mundësinë e zgjidhjes jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve.
Kompanitë deklaruan se ofrojnë mbështetje për stimulimin e inovacioneve financiare për zhvillimin e tregut të sigurimeve dhe do të marrin pjesë aktive në krijimin e një platforme për krahasimin e produkteve të sigurimit.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të AMS-së në kuadër të strategjisë kombëtare për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare, e cila është pjesë e angazhimit të të gjithë rregullatorëve financiarë për përmirësimin e situatës në sektorin financiar në vend.
Në një muaj, të siguruarit arkëtuan 9 milionë euro nga dëmet e mbuluara nga sigurimet
Në muajin nëntor, dëmi më i madh me vlerë prej 900 mijë eurosh është paguar për sigurim pasurie. Rreth 54% e numrit të dëmeve të paguara janë për rimbursimin e shpenzimeve mjekësore të mbuluara nga sigurimet shëndetësore private. Në nëntor, kompanitë e sigurimeve jo-jetë kanë paguar 2.8 milionë euro më shumë për dëmet e mbuluara nga sigurimet në krahasim me vlerën e pagesave në tetor të këtij viti.
Qytetarët, shoqëritë dhe institucionet, në nëntor të këtij viti arkëtuan 550 milionë denarë (9 milionë euro) për dëmet e mbuluara nga sigurimet jo-jetë. Krahasuar me muajin tetor, vlera e dëmeve të paguara të mbuluara nga sigurimet jo-jetë është rritur me 45 për qind, tregon krahasimi i të dhënave paraprake të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga të gjitha shoqëritë e sigurimit.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, vlera e dëmeve të paguara është rritur me 10 për qind, ndërsa më shumë detaje gjeni në linkun e mëposhtëm
https://aso.mk/sq/category/reporte/raporte-nga-industrija-e-sigurimeve/insurance-companies/
Nga të gjitha sigurimet vullnetare, peshën më të madhe në pagesat e muajit nëntor e kanë dëmet nga sigurimi i pasurisë apo sigurimi i pronës. Kompanitë e sigurimeve kanë paguar 132,3 milionë denarë (2,15 milionë euro) dhe janë paguar gjithsej 710 dëme. Më e madhja prej tyre kap vlerën prej 56 milionë denarësh (900.000 euro) të cilat një kompani e sigurimeve i ka paguar si kompensim për zjarrin në ndërtesën e një shoqërie.

Për automjetet me sigurim kasko, kompanitë e sigurimeve në muajin nëntor kanë paguar 790 dëme me vlerë të përgjithshme prej 72,3 milionë denarësh (1,17 milionë eurosh). Kjo është 28 për qind më shumë fonde të paguara për dëmet në atë klasë sigurimi krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Kompanitë e sigurimit kanë paguar numrin më të madh të dëmeve në bazë të sigurimit shëndetësor privat. Në nëntor janë paguar 6773 dëme për sigurime shëndetësore, që është 54 për qind e të gjitha dëmeve të paguara në atë muaj. Në muajin nëntor janë paguar 66,6 milionë denarë (1,08 milionë euro) për mbulimin e shpenzimeve publike dhe kjo është për 29 për qind më shumë pagesa se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Kurse tek kategoria më e madhe – sigurimi nga autopërgjegjësia, i cili është i obligueshëm me ligj, në muajin nëntor janë paguar 225,8 milionë denarë (3,67 milionë euro). Në këtë muaj, të 11 kompanitë e sigurimit të dëmeve kanë servisuar dhe likuiduar 2845 kërkesa për dëmshpërblime të mbuluara nga sigurimet.
Në strukturën e totalit të dëmeve të paguara në muajin nëntor, “Kroacia Osiguruvanje- jo-jetë” merr pjesë me 16,8 për qind, “Eurolink” me 9 për qind, “Euroins Osiguruvanje” me 6,6 për qind, “Grave jo-jetë” me 5,7 për qind dhe “Makedonia Osiguruvanje VIG” me 11 për qind. Pjesëmarrja e “Sava Osiguruvanje” në pagesën totale për muajin nëntor është 10 për qind, e “Triglav Osiguruvanje” është 8,9 për qind dhe e “Unika” është 9,7 për qind. “Viener – VIG” merr pjesë me 11,4 për qind, “Osiguritelna Polisa” me 4,9 për qind dhe “Halk Osiguruvanje” me 6%.
Nga fillimi i janarit deri në fund të nëntorit të këtij viti, të 11 kompanitë e sigurimeve jo-jetë, për të siguruarit kanë paguar 3,9 miliardë denarë (63,5 milionë euro).
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Mbahet takimi i pestë i punës i rregullatorëve, sektorit privat dhe atij civil për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare.
Më 13 dhjetor u mbajt takimi i pestë i punës i Grupit të Punës për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare, organizuar nga Trupi Koordinues i Rregullatorëve Financiarë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare. Në takim, përveç përfaqësuesve të autoriteteve rregullatore, ishin të ftuar edhe subjekte nga sektori privat dhe civil.
Qëllimi i takimit është të mundësojë dialog të rregullt ndërmjet rregullatorëve financiarë, subjekteve nga sektori privat dhe civil të përfshirë në aktivitetet e edukimit financiar, si dhe shkëmbimin e propozimeve dhe përvojave për forcimin e përfshirjes financiare dhe mbrojtjes së konsumatorëve në sistemin financiar, për Qëllimin e zbatimit të suksesshëm të Strategjisë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare.
Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesja e Ministrisë së Financave të SHBA-së, znj. Danielle Hopkins, konsulente për përfshirjen financiare, e cila ndau përvojën e aktiviteteve të kryera në fushën e edukimit financiar, gjithëpërfshirjes dhe mbrojtjes së konsumatorëve në SHBA. Eksperiencat e transferuara në kuadër të asistencës teknike për Ministrinë e Financave ofrojnë një bazë për perceptimin e mundësive të reja për përmirësimin e edukimit financiar të popullsisë në vendin tonë.
Në takim anëtarët e Grupit të Punës u njohën me fazën e dytë të inicuar të Projektit Rajonal të Njohurisë Financiare të mbështetur nga Rrjeti Ndërkombëtar i Edukimit Financiar INFE – OECD dhe Ministria e Financave e Holandës, e cila do të zhvillohet në periudhën prej vitit 2023 deri në vitin 2027. Objektivat kryesore të fazës së dytë janë të mbështesë zbatimin e strategjive kombëtare, shkëmbimin e përvojave ndërmjet dhjetë vendeve pjesëmarrëse të rajonit dhe aktivitete të mëtejshme kërkimore në këtë fushë.
Anëtarëve të Grupit Punues iu prezantua Plani i aktiviteteve të përbashkëta të Trupit Koordinues për vitin 2024, i cili përveç ngjarjeve dhe aktiviteteve të rregullta përfshin aktivitete që kanë të bëjnë me zbatimin e Strategjisë në fushën e edukimit financiar, përfshirjes financiare dhe mbrojtjen e konsumatorit. Njëkohësisht u theksua se për vitin 2024 është planifikuar intensifikimi i bashkëpunimit me Byronë për Zhvillimin e Arsimit në lidhje me programet arsimore që përfshijnë edukimin financiar brenda sistemit arsimor.
Gjithashtu, iu bë thirrje sektorit privat dhe atij civil për përfshirje aktive në aktivitetet e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare, që do të siguronte një mbulim më të gjerë të popullsisë.
Grupi i punës për monitorimin e zbatimit të Strategjisë, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve rregullatore, shoqatave të sektorit privat dhe të sektorit civil, mban dy takime në vit, rreth mesit dhe fundit të vitit.
Seancë e mbajtur më 12 dhjetor
1. Procesverbali i seancës së 33-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023, të mbajtur më 28 nëntor të vitit 2023.
2. Vendim për miratimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2024;
3. Vendim për financimin e përkohshëm të aktivitetit së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve në vitin 2024;
4. Plani Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2024;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2024;
6. Aktvendim për dhënien e licencës për ushtrimin e veprimtarisë të brokerimit në sigurime të Shoqërisë së brokerimit në sigurime GAP OSIGURVANJE SHA, Tetovë;
7. Aktvendim për dhënien e dakordimit për shoqërinë e adutimit BDO SHPK Shkup për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimeve “PRVA ZHIVOT” SHA Shkup për vitin 2023;
8. Informacion lidhur me mbikëqyrjen e pjesshme në terren të veprimtarisë të SAFE LIFE SHA Shkup, lidhur me zbatimin e masave dhe veprimeve të përcaktuara me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit;
9. Raport për auditimin e zbatimit të provimit profesional për përfaqësim në sigurime për vitin 2023 (sezoni i provimit gusht-nëntor 2023).