Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgatitjen e punimeve studimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe afirmimin e profesionistëve të rinj, Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve do të ndajë çmimin vjetor për vitin 2024 për punim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Çmimi i sivjtëm i Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve është në vlerë prej 80.000 denarësh.
Në punimin studimor është i patjetërsueshëm shqyrtimi i ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me temë adukuate. Punimi studimor nuk duhet të tejkalojë 15.000 fjalë (pa abstraktin, bibliografinë dhe anekset) si dhe është rekomanduese që të ketë strukturë standarde të punimit studimor, e cila si bazë i përmban pjesët e mëposhtme:
- Abstraktin;
- Shqyrtimin e literaturës së konsultuar moderne, të huaj dhe vendase, shkencore dhe eksperte nga fusha e cila hulumtohet;
- Përshkrimin e metodologjisë kërkimore- shkencore të përdorur në punim;
- Analizë;
- Perceptime përmbyllëse;
Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në moshën tridhjetë e pesë vjeçare, respektivisht deri në ditën e dhënies së çmimit më 01.11.2024, pjesëmarrësit nuk duhet të kenë mbushur moshën tridhjetë e gjashtë vjeç. Pjesëmarrësit që kanë fituar titullin Doktor i Shkencave deri në ditën e dorëzimit të punimit nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.
Të punësuarit dhe anëtarët e Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes së sigurimeve nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.
Punimet sturimore dorëzohen në gjuhën maqedonase, shqipe ose në gjuhën angleze.
Një autor mund të paraqesë vetëm një studim të pavarur kërkimor. Studimi kërkimor i punuar si bashkëautor nuk është i pranueshëm.
Në konkurs autorët mund të konkurojnë edhe me punime studimore të botuara gjatë vitit 2024. Në momentin e paraqitjes së punimeve studimore, autori duhet të specifikojë se kur dhe ku është botuar punimi studimor.
Konkursi do të konsiderohet i suksesshëm nëse aplikojnë së paku tre(3) punime studimore që i përmbushin kushtet e përmenduara më lart.
Punimet Studimore dorëzohen në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve nëpërmjet postës elektronike, në adresën: konkurs@aso.mk me shënimin: “Për çmimin vjetor të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2024”.
Përveç punimit studimor, autori duhet të paraqesë të dhëna biografike. Punimet studimore të dorëzuara do të trajtohen si materiale konfidenciale.
Përzgjedhja më e mirë e punimit studimor bëhet nga Komisioni i përbërë nga pesë anëtarë, tre prej të cilëve janë anëtarë të jashtëm. Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit i cakton Këshilli i Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve me vendim i cili do të shpallet në faqen e internetit të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve studimore është në datën 30.09.2024.
Çmimi vjetor i Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve do të jepet më datën 01.11.2024, me rastin e ditës së themelimit të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve