AMS-ja ka filluar procesin përgatitor për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar IFRS 17 për kontratat e sigurimit
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka filluar procesin përgatitor për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar (SNRF) 17 në kontratat e sigurimit.
Kjo reformë komplekse në fushën e raportimit financiar do të përmirësojë dhe do t’i bëjë operacionet e kompanive të sigurimeve më efikase dhe kjo nënkupton brojtje më të mirë për policëmbajtësit – përdoruesit e shërbimeve të kompanive të sigurimeve.
Me këtë rast, me sukses përfundoi trajnimi dhe punëtoria pesë-ditore, që u organizua në Shkup, në të cilin morën pjesë mbi 50 ekspertë nga kompanitë e sigurimeve, fondet e pensioneve, mbikëqyrësit e AMS-së dhe kontabilistë të certifikuar.
Trajnimi u organizua nga AMS-ja në bashkëpunim me Qendrën për Reformën e Raportimit Financiar dhe Raportimin e Qëndrueshmërisë në Bankën Botërore. Trajnimi u zhvillua nga Darell Skot, një ekspert i njohur i cili ka udhëhequr drejtpërdrejt procesin e miratimit të standardit, si ish-anëtar i Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar në rregulloren tonë do të zbatohet nga 1 janari i vitit 2028 dhe gjatë kësaj periudhe të gjithë pjesëmarrësit në tregun e sigurimeve do të përshtasin operacionet e tyre, domethënë do të zbatojnë kërkesat e IFRS 17.
Si shenjë mirënjohjeje për trajnimin e zhvilluar me sukses mbi kuptimin dhe zbatimin e standardit të raportimit financiar, Kryetarja e Këshillit të Ekspertëve Eli Drakullovska dhe anëtarët e Këshillit të Ekspertëve, Aleksandra Drangovska dhe Goran Zdravkovski i dhuruan ligjëruesit Skot një suvenir – fragment të mozaikut në qytetin antik të Stobit, një nga artefaktet më të njohura të trashëgimisë kulturore maqedonase nga periudha antike.




Në takim, diskutuam rëndësinë e edukimit të hershëm financiar si bazë për ndërtimin e qytetarëve të përgjegjshëm, të vetëdijshëm për të drejtat dhe detyrimet e tyre si konsumatorë dhe financiarë. Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të mëtejshëm përmes:

Me qëllim thellimin, zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal midis rregullatorëve në industrinë e sigurimeve, me ftesë të Eli Drakullovskës, Kryetares të Këshillit të AMS-së, menaxhmenti i lartë i Agjencisë Federale Mbikëqyrëse të Sigurimeve (ANO) të Bosnjë e Hercegovinës mbërriti sot në Shkup për një takim pune, të udhëhequr nga Drejtori Ivan Luburiq, i përbërë nga Mirjana Vegar, Ndihmës Drejtoreshë, Alma Smailagiq, Ndihmës Drejtoreshë për Mbikëqyrjen e Shoqërive të Sigurimeve dhe Fondit të Mbrojtjes, Edin Taso, Ndihmës Drejtor për Mbikëqyrjen e Ndërmjetësve të Sigurimeve.









