KONKURS PËR NXËNËS TË ARSIMIT FILLOR DHE TË MESËM ME RASTIN E DITËS SË SIGURIMEVE – 1 NËNTORI – „MËSO PËR SIGURIMET DHE TREGO KREATIVITETIN TËND!
Edukimi financiar i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme me nxitjen e kreativitetit të tyre në vizatim dhe në të shkruar në temën e SIGURIMEVE
THIRRJE PËR PARASHTRIMIN E OFERTAV
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve ka nevojë për shërbime edukative nga edukatorë për të kryer trajnime dhe provime profesionale për ushtrimin e aktivitetit së përfaqësimit në sigurime, si dhe për të kryer trajnime dhe provime profesionale për ushtrimin e aktivitetit të ndërmjetësimit në sigurime për vitet 2025/2026/2027.
Përforochet bashkëpunimi midis rregullatorit dhe komunitetit aktuarial
Më 30 korrik, në ambientet e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, u zhvillua një takim pune midis Kryetares së Këshillit të Ekspertëve, Eli Drakulovskës dhe Kryetares së Shoqatës së Aktuarëve të Maqedonisë, Cvetlana Vincenzi Markulevska. Në takim u diskutua për promovimin dhe forcimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në çështjet e praktikës aktuariale dhe rëndësinë e rolit të aktuarëve në sektorin e sigurimeve.

Të dyja palët theksuan dëshirën dhe nevojën për komunikim të vazhdueshëm dhe veprim të përbashkët për të promovuar pozicionin e “Aktuarit” me qëllim mbrojtjen e interesave të të siguruarve.
AMS-ja ka filluar procesin përgatitor për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar IFRS 17 për kontratat e sigurimit
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka filluar procesin përgatitor për zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar (SNRF) 17 në kontratat e sigurimit.
Kjo reformë komplekse në fushën e raportimit financiar do të përmirësojë dhe do t’i bëjë operacionet e kompanive të sigurimeve më efikase dhe kjo nënkupton brojtje më të mirë për policëmbajtësit – përdoruesit e shërbimeve të kompanive të sigurimeve.
Me këtë rast, me sukses përfundoi trajnimi dhe punëtoria pesë-ditore, që u organizua në Shkup, në të cilin morën pjesë mbi 50 ekspertë nga kompanitë e sigurimeve, fondet e pensioneve, mbikëqyrësit e AMS-së dhe kontabilistë të certifikuar.
Trajnimi u organizua nga AMS-ja në bashkëpunim me Qendrën për Reformën e Raportimit Financiar dhe Raportimin e Qëndrueshmërisë në Bankën Botërore. Trajnimi u zhvillua nga Darell Skot, një ekspert i njohur i cili ka udhëhequr drejtpërdrejt procesin e miratimit të standardit, si ish-anëtar i Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar në rregulloren tonë do të zbatohet nga 1 janari i vitit 2028 dhe gjatë kësaj periudhe të gjithë pjesëmarrësit në tregun e sigurimeve do të përshtasin operacionet e tyre, domethënë do të zbatojnë kërkesat e IFRS 17.
Si shenjë mirënjohjeje për trajnimin e zhvilluar me sukses mbi kuptimin dhe zbatimin e standardit të raportimit financiar, Kryetarja e Këshillit të Ekspertëve Eli Drakullovska dhe anëtarët e Këshillit të Ekspertëve, Aleksandra Drangovska dhe Goran Zdravkovski i dhuruan ligjëruesit Skot një suvenir – fragment të mozaikut në qytetin antik të Stobit, një nga artefaktet më të njohura të trashëgimisë kulturore maqedonase nga periudha antike.




Njoftim për hapjen e procedurës së falimentimit për SN Osiguritelen Broker SHA Manastir
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon se Gjykata Themelore e Manastirit, në një seancë dëgjimore të mbajtur më 15 maj 2025, miratoi një Vendim për të miratuar propozimin për hapjen e procedurës së falimentimit për SN Osiguritelen Broker SHA Manastir me seli në rrugën “Dimitar Ilevski – Murato” nr. 5 Manastir.
Vendimi është i aksesueshëm në linkun e mëposhtëm https://www.seinet.com.mk/document/73058
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve po e monitoron procedurën dhe po ndërmerr të gjitha aktivitetet e nevojshme për të mbrojtur interesat e të siguruarve dhe tregun e sigurimeve.
Për informacione të mëtejshme, publiku do të njoftohet në kohën e duhur.
Forcimi i njohurive financiare tek nxënësit
Më 28 maj, në ambientet e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AМS) u mbajt një takim midis drejtorit të shkollës së mesme Vasil Antevski-Dren, Aleksandar Kanurkov dhe përfaqësuesve të AМS-së të udhëhequr nga Këshilli i Ekspertëve, me temën “Forcimi i njohurive financiare tek nxënësit”.
Në takim, diskutuam rëndësinë e edukimit të hershëm financiar si bazë për ndërtimin e qytetarëve të përgjegjshëm, të vetëdijshëm për të drejtat dhe detyrimet e tyre si konsumatorë dhe financiarë. Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të mëtejshëm përmes:
-organizimit të punëtorive dhe leksioneve interaktive për nxënësit,
-përfshirjes së temave në fushën e edukimit financiar në mësimdhënie,
-zhvillimit dhe ndarjes së materialeve edukative të përshtatura për nxënësit,
-mundësive për festimin e përbashkët të ditëve të njohurive financiare, etj.
Kjo nismë përfaqëson një hap konkret drejt përmirësimit të vetëdijes financiare tek të rinjtë dhe inkurajimit të përfshirjes së tyre në tema që janë thelbësore për të ardhmen e tyre.