Nga pesë dëmet individuale më të paguara në gjashtë muajt e parë të këtij viti, dy janë për sigurimin e pronës me një vlerë totale prej 335,000 euro. Për mbulimin e auto-përgjegjësisë së detyrueshme, shuma më e madhe e paguar është 173,000 euro, për mbulimin e kartës jeshile kompania pagoi 101,000 euro dhe 80,000 euro arkëtoi i siguruari për sigurimin kargo (respektivisht sigurimi i mallrave në transport)
Dëmi më i lartë i paguar i mbuluar nga polica e sigurimit është 12.28 milionë denarë (200,000 euro) dhe është paguar për sigurimin e pronës. Dëmi është arkëtuar nga një person juridik i siguruar në shoqërinë e sigurimeve jo-jetë ADOR “Makedonia”, citojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Dëmi i dyti në vlerë më i paguar, në gjysmën e parë të këtij viti, është në klasën e sigurimit të detyrueshëm të auto – përgjegjësisë. Shuma është 10.66 milionë denarë (173.000 euro) dhe është paguar nga “Euroins Osiguruvanje”.
Dëmi i tretë më i lartë u pagua nga ADOR “Maqedonia” gjithashtu në bazë të një police të sigurimit të pronës. Vlera e tij është 7.1 milionë denarë (115,000 euro) dhe dëmshpërbilimin e mori një person juridik.
Sipas vlerës së paguar të dëmit vijon dëmi më ilartë i paguar në klasën e kartonit jeshil. Ai pati vlerën prej 6.2 milionë denarësh (101,000 euro) dhe u pagua nga Halk Osiguruvanje. Dëmi më i vlefshëm në klasën e sigurimeve kargo (sigurimi i mallrave në transport) është 4.9 milionë denarë (80,000 euro) dhe është paguar nga kompania “Triglav Osiguruvanje”.
Në klasën e sigurimit të aksidenteve, e cila ka numrin më të madh të kontratave të sigurimit aktiv nga të gjitha klasat e tjera të sigurimit vullnetar, dëmi më i lartë është paguar nga shoqëria e sigurimeve “Eurolink” dhe arrin 3.57 milionë denarë (58,000 euro).
Vijon dëmi më i madh i paguar në sigurimin kasko të automjeti dhe arrin në 1.78 milionë denarë (29,000 euro), të paguar nga “Viener VIG”. Për sigurimin e shëndetit në udhëtim në gjysmën e parë të vitit, “Sava Osiguruvanje” pagoi dëmin më të madh dhe ai arrin në 934,000 denarë (15,200 euro).
Në sigurimet vullnetare jo të jetës – sigurimet shëndetësore private, dëmi më i lartë është paguar nga shoqëria “Halk Osiguruvanje” dhe arrin vlerën 615,000 denarë (10,000 euro).
Sigurimi i humbjeve financiare është një klasë vullnetare e sigurimeve që ka potencial të madh dhe pavarësisht pjesëmarrjes së vogël në tregut po shënon rrite të ndjeshme. Në këtë periudhë, dëmi më i madh i paguar në këtë klasë të sigurimit është 468,000 denarë (7,600 euro) dhe mbulohet nga “Sava Osiguruvanje”.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, qytetarët, kompanitë dhe institucionet arkëtuan 1.94 miliardë denarë (31.5 milionë euro) nga kompensimet për dëmet e mbuluara nga policat e sigurimeve jo- jetë. Shoqëritë e sigurimeve jo- jetë në gjysmën e parë të këtij viti paguan 319.5 milionë denarë (5.2 milionë euro) ose 20 për qind më shumë dëme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e shoqërive të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.