Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për edukimin financiar dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurimeve, pati për vizitë studentë të vitit të tretë nga Kolegji Amerikan në Shkup të shoqëruar nga mentori i tyre Igor Sërbinski.

Ratka Celakovski dhe Goran Zdravkovski, anëtar i Këshillit të Ekspertëve, i njohën studentët e pranishëm me përgjegjësitë dhe aktivitetet e organit rregullator-AMS. Prezantimet hyrëse për aktivitetin dhe kompetencat e AMS-së, zgjuan interes në mesin e studentëve për pyetje dhe ndërveprim për tema nga fusha e sigurimeve. Studentët u aktivizuan me pyetje dhe shembuj dhe treguan interes për investigime dhe njohuri të mëtejshme nga kjo fushë.

AMS-ja gjithmonë, në kuadër të këtyre takimeve i inkurajon studentët që të vazhdojnë zhvillimin e karrierës së tyre në Maqedoni.

Ky takimi forcoi marrëdhëniet me komunitetin akademik. Ne do të vazhdojmë me takime të ngjashme në të ardhmen për të thelluar njohuritë rreth sigurimeve, për të forcuar njohuritë financiare tek të rinjtë në mënyrë që të krijojmë një bazë solide për marrjen e vendimeve financiare të informuara dhe të përgjegjshme, të cilat mund të kenë efekte pozitive afatgjata në jetën e të rinjve si dhe mundësinë e tyre për pavarësi financiare dhe për sukses.