Forcimi dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal midis rregullatorëve në industrinë e sigurimeve është një nga prioritetet kryesore të menaxhmentit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve. Me këtë rast, me ftesë të Eli Drakulovskës, Kryetares së Këshillit të AMS-së, sot në Shkup, për vizitë pune ishin Kryetari i Këshillit të Agjencisë Mbikëqyrëse të Sigurimeve të Malit të Zi (ANO), z. Marko Ivanoviç, Drejtori Ekzekutiv Branko Barjaktaroviq, Marija Laloviq dhe Ivana Gjuroviq, eksperte në fushën e legjislativës, licencimit dhe çështjeve juridike.
Anëtarët e Këshillit të AMS-së, Eli Drakulovska, Aleksandra Drangovska dhe Goran Zdravkovski, si dhe përfaqësues të shërbimeve profesionale, në takimin dypalësh me kolegët e tyre nga Mali i Zi që u mbajt në ambientet e AMS-së, diskutuan temat dhe sfidat aktuale dhe përafrimin me standardet rregullatore të BE-së në fushën e sigurimeve. Ata shkëmbyen përvoja dhe mendime mbi proceset aktuale të reformave në vazhdim në të dy vendet dhe krijuan një agjendë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, të cilin trupat drejtues të AMS-së dhe ANO-s e vlerësuan si të frytshëm dhe të suksesshëm.