Sistemi financiar mbetet stabil, ndërkohë që rreziqet janë në nivele të moderuara. Ky është konkluzioni  i përgjithshëm në Raportin Vjetor të Komitetit të Stabilitetit Financiar për vitin 2024, të cilin Komisioni e miratoi në seancën e fundit.

Në Raportin Vjetor theksohet se sistemi financiar i brendshëm shfaq rezistencë të lartë ndaj goditjeve dhe po përballon me sukses sfidat aktuale. Në vitin 2024, institucionet financiare operuan në një mjedis makroekonomik më të favorshëm, arritën rezultate solide dhe kontribuan në një ndërmjetësim financiar më të thellë.

Rreziqet për stabilitetin financiar që rrjedhin nga segmentet e ndryshme të sistemit financiar janë të moderuara, siç është edhe rreziku “ngjitës”, pra i përhapjes së rreziqeve nga një segment në tjetrin. Megjithatë, ka ende disa paqartësi, të lidhura kryesisht me faktorë të jashtëm, si tensionet gjeopolitike dhe fragmentimi ekonomik. Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, sistemi i brendshëm është ende i ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme, duke kërkuar kujdes të vazhdueshëm.

Në këtë kontekst, institucionet financiare dhe politikëbërësit makroprudencialë duhet të monitorojnë me kujdes situatën për të ruajtur stabilitetin financiar. Rregullatorët financiarë do të vazhdojnë me monitorimin e koordinuar të situatës, shkëmbimin në kohë të informacionit dhe nëse është e nevojshme do të marrin masat e duhura në kuadër të kompetencave të tyre. Ata kanë instrumente të mjaftueshme për të ruajtur stabilitetin financiar, duke siguruar ruajtjen e tij në periudhën në vijim.

Komiteti i Stabilitetit Financiar është organ ndërinstitucional, përgjegjës për zbatimin e politikës makroprudenciale dhe koordinimin e monitorimit të rreziqeve në sistem dhe krizave financiare. Ai përbëhet nga përfaqësues nga të gjithë rregullatorët financiarë: Guvernatorja e Bankës Popullore, Ministrja e Financave, Kryetarëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), Agjencisë së Mbikëqyrjes së Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) dhe Komisionit të i Letrave me Vlerë (KHV), pesë përfaqësues nga Banka Popullore dhe tre nga Ministria e Financave.