Në mbledhjen e Komitetit të Stabilitet Financiar, u miratua Strategjia e Zbatimit të Politikës
Makroprudenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila është hartuar nga Banka
Popullore, në konsultë me rregullatorët tjerë financiarë, në pajtim me Ligjin e ri të Stabilitetit
Financiar. Strategjia forcon qasjen e koordinuar të rregullatorëve financiarë për forcimin e
mëtejshëm të stabilitetit financiar. Në komision u vu në dukje përkushtimi i rregullatorëve për
vazhdimin dhe forcimin e aktiviteteve të integrimit europian, dhe në këtë kuadër u theksua
edhe nevoja për të përfunduar procesin e nxjerrjes së disa ligjeve sistematike nga sfera
financiare që do të kontribuojnë në ruajtjen dhe forcimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar.
Sistemi financiar në vend është i qëndrueshëm dhe zhvillimet në sistemin bankar në SHBA dhe
Zvicër pothuajse nuk kanë ndikuar në të. Rregullatorët kompetentë mbikëqyrin situatën në
mënyrë të koordinuar dhe janë të gatshëm të veprojnë shpejt, të përshtatin politikat në
pajtueshmëri me zhvillimet, për të ruajtur stabilitetin financiar i cili është prioritet.
Këto janë pjesë e përfundimeve nga mbledhja e sotme e Komisionit të Stabilitet Financiar, të
cilën e kryesoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ku mori pjesë
edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për
Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS), Maksud Ali, kryetari i Këshillit
të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve (ASO) Krste Shajnoski, dhe këshilltari
kryesor ligjor i Komisionit të Letrave me Vlerë, Mate Stojanovski.
Duke iu referuar gjendjes në sektorin bankar, guvernatorja Angellovska-Bezhoska theksoi se
sektori bankar është i shëndetshëm dhe stabil dhe me shkallë të lartë të rezistencës ndaj
goditjeve. Efektet e drejtpërdrejta të zhvillimeve të fundit në tregjet financiare botërore në
sistemin bankar të Maqedonisë janë të kufizuar, duke marrë parasysh zbatimin e modelit të
biznesit tradicional nga bankat, ekspozimin dhe detyrimet e ulëta jashtë vendit, si dhe nivelin e
ulët të investimeve të bankave në letra me vlerë. “Edhe sipas të dhënave më të fundit të datës
31.3.2023, bilancet e bankave tona janë solide, me nivel të lartë kapitali (niveli më i lartë në
dekadën e fundit), likuiditet tradicionalisht solid dhe cilësi solide e portofolit të kredisë me nivel
të ulët të kredive me probleme prej 2, 8%. Masat e miratuara më parë për rritjen e shkallës së
shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit në 0,75% kontribuan në forcimin e stabilitetit dhe
elasticitetit të sistemit bankar. Banka Popullore do të vazhdojë të mbikëqyrë me kujdes situatën
dhe të marrë masat e duhura makroprudenciale dhe mikroprudenciale për të forcuar më tej
stabilitetin. Strategjia makroprudenciale është e rëndësishme për forcimin e mëtutjeshëm të
qasjes së koordinuar të rregullatorëve financiarë” – theksoi Angellovska-Bezhoska.
“Ministria e Financave, si institucion përgjegjës për veprimtarinë e shoqërive financiare dhe
lizingut, mbikëqyr vazhdimisht punën në këtë segment. Ligji i Shoqërive Financiare, i cili do të
kontribuojë në mbrojtjen më të madhe të qytetarëve që përdorin shërbime nga shoqëritë
financiare, është në fazën e leximit të dytë në Kuvend, ndaj presim që shumë shpejt të hyjë në
fuqi. Me ligjin e ri do të ulen ndjeshëm tarifat që qytetarët i paguajnë kompanive financiare”,
tha ministri i Financave, Fatmir Besimi.


Kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit
Pensional – MAPAS, Maksud Ali, theksoi se MAPAS-i siguron funksionim të vazhdueshëm,
zhvillim dhe përmirësim të segmentit të dytë dhe të tretë, transparencë dhe mbikëqyrje efikase

të segmentit të dytë më të madh në sektorin financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
MAPAS-i mbikëqyr me kujdes situatën në sigurimin pensional të financuar nga kapitali dhe
rreziqet e mundshme në shtyllat e dyta dhe të treta në përgjithësi dhe sigurisht me theks të
veçantë situaten globale dhe reagimin e kompanive të pensioneve në drejtim të strategjive dhe
taktikave të investimit me qëllim arritjen e kthimit më të lartë, vetëm për të mirën e anëtarëve
të fondeve pensionale.
Maksud Aliu theksoi se fondet pensionale minimalisht i kanë ndjerë zhvillimet e fundit në
sektorin bankar dhe tregjet në SHBA dhe Zvicër përmes uljes globale të vlerës së aksioneve nga
sektori financiar, sepse mjetet e fondeve pensionale nuk janë të ndara drejtpërdrejt në Bankën
e Silikon Vallej, Signiçr Benk Kredit Suis (Silicon Valley, Signihrbanki Credit Suisse).
“Sektori i sigurimeve në Maqedoni nuk është drejtpërdrejt i ekspozuar ndaj rreziqeve që janë
shfaqur në kornizat globale. Investimet totale në instrumente financiare jashtë vendit janë të
parëndësishme, duke përfaqësuar vetëm 0,1% të totalit të aktiveve të sektorit të sigurimeve.
Lëvizjet e mundshme negative në stabilitetin e sektorit të sigurimeve nga ndryshimet në vlerën
e këtyre investimeve nuk janë përcaktuarPjesa më e madhe e totalit të obligacioneve dhe
aktiveve të shoqërive të sigurimit rrjedh nga kontratat e sigurimit të lidhura me klientët vendas
(persona juridikë dhe fizikë). Asetet e përgjithshme të sektorit të sigurimeve në fund të vitit
2022 arrijnë në 30,4 miliardë denarë. Investimet janë kryesisht në obligacione shtetërore dhe
depozita në bankat vendaseKapitali i kompanive të sigurimit buron nga instrumentet financiare
të cilësisë më të lartë, që është tregues i besueshmërisë dhe stabilitetit të kompanive të
sigurimit dhe aftësisë së tyre për t'iu përgjigjur ngjarjeve dhe obligimeve të paparashikuara
gjatë punës”, tha Kërste Shajnoski, kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes
së Sigurimeve (ASO).
Këshilltari kryesor ligjor i Komisionit të Letrave me Vlerë, Mate Stojanovski, vuri në dukje se
megjithëse investimet e fondeve të hapura të investimeve në SHBA arrijnë në 14% të totalit të
investimeve në letra me vlerë, nuk janë regjistruar vendosje të rrezikshme që mund të kenë
ndikim negativ në industrinë e fondeve, gjë që përjashton mundësinë e ndonjë efekti në gjithë
sistemin financiar. Megjithatë, nevoja për mbikëqyrje vigjilente të zhvillimeve ekziston dhe për
këtë qëllim Strategjia për Zbatimin e Politikës Makroprudenciale në Republikën e Maqedonisë së
Veriut, e miratuar në Republikën e Maqedonisë, e cila është bazë e mirë për qasje të koordinuar
të rregullatorëve ndaj do të shërbejë për ruajtjen dhe ushqyerjen e stabilitetit financiar në
raport me tregjet.
Me Strategjinë e Zbatimit të Politikës Makroprudenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
e miratuar në bazë të Ligjit të Stabilitet Financiar, përcakton kornizën për zbatimin operativ të
politikës makroprudenciale, e cila në radhë të parë ndikon në sistemin financiar dhe stabilitetin
e tij. Më konkretisht, Strategjia përcakton qëllimet e politikës makroprudenciale, përcaktohen
aktivitetet për mbikëqyrjen dhe vlerësimin e rrezikut sistemik, treguesit e rreziqeve sistemike,
instrumentet makroprudenciale dhe ndërmarrjen e masave makroprudenciale. Në Strategji,
vëmendje e veçantë i është kushtuar transparencës në punën e rregullatorëve financiarë dhe
Komitetit të Stabilitetit Financiar, si dhe bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve kompetente dhe
koordinimit ndërmjet politikës makroprudenciale dhe politikave të tjera, si politika monetare,
politika mikroprudenciale, politika fiskale etj. politikat përkatëse. Komiteti i Stabilitetit Financiar
kujdeset për zbatimin e strategjisë makroprudenciale dhe çdo rregullator mund të organizojë

zbatimin e politikës makroprudenciale brenda juridiksionit të tij dhe ta përshtatë atë me
specifikat e segmentit përkatës të sistemit financiar.
Gjatë përgatitjes së Strategjisë, u ndoqën rekomandimet e Bordit Europian për Rreziqet
Sistemik, si dhe udhëzimet e FMN-së për politikën makroprudenciale dhe karakteristikat e
sistemit financiar vendas.