Nisma e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) u mbështet nga 10 kompani sigurimesh, të cilat do të ndajnë një bursë prej 1000 eurosh për çdo student dhe ajo që është më e rëndësishmja, do t’i japin mundësi atyre për punë praktike që më vonë mund të shndërrohet në punësim.
Dymbëdhjetë studentë të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup morën bursa nga 10 kompani të sigurimeve Nisma për fillimin e bashkëpunimit për ndarjen e bursave për studentë me mesatare të lartë, zhvillimin e praktikës dhe mundësinë e punësimit në kompanitë e sigurimeve ka ardhur nga memorandumi i bashkëpunimit i lidhur në Ditën e Sigurimeve, iniciator i të cilit ishte Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Me këtë rast, sot drejtorët dhe anëtarët e bordeve drejtuese të dhjetë kompanive të sigurimeve kanë ndarë kontratat e bursave për këta studentë të regjistruar në vitin e katërt të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup. Dy studentë, me notë mesatare të barabartë ose më të lartë se 9 do të përfitojnë bursa nga “Kroacia Osiguruvanje – jo-jetë” dhe “Kroacia Osiguruvanje”. Nga një student do të shpërblejnë me bursë kompanitë e mëposhtme:”Eurolink”, “Triglav Oiguruvanje”, “Sava Osiguruvanje”, “Grave”, “Triglav Osiguruvanje Jetë”, “Euroins Osiguruvanje”, Grave Njo-Jetë” dhe “Halk Osiguruvanje”.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Fakultetin Ekonomik, të pranishmëve iu drejtua Prof. Dr. Predrag Tërpeski, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Kërste Shajnoski kryetar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, ndërsa në emër të shoqërive të sigurimeve studentëve iu drejtua Gjorgje Vojnoviq, kryetar i shoqatës së esnafit të siguruesve pranë Odës Ekonomike dhe drejtor i “Triglav Osiguruvanje”. Para të pranishmëve foli edhe Aleksandar Nikolovski, kryetar i asamblesë studentore të fakultetit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, dekani Trpeski falënderoi AМS-në si iniciator dhe kompanitë që ofrojnë bursa për studentët e tyre dhe theksoi:
“Ky është fillimi i suksesshëm i një bashkëpunimi të frytshëm që do të thotë afrimi i industrisë së sigurimeve dhe procesit të arsimit të lartë. Bursat kanë shumë domethënie për standardin studentor, por akoma më e rëndësishme është mundësia që studentët të kenë një bashkëpunim të hapur me industrinë e sigurimeve.
Studentët nga kompanitë e sigurimeve do të marrin një bursë prej 1.000 eurosh në denarë, mundësi për trajnim praktik në kompani, si edhe mundësi punësimi.
Kryetari i AMS-së, Shajnoski, duke iu drejtuar studentëve tha:
“Nuk jeni këtu vetëm për bursat. Kjo është një e mirë materiale momentale. Para jush do të hapen dyert e kompanive të sigurimeve financiarisht të shëndosha dhe konkurruese, ku mund të mësoni praktikisht se çfarë është sigurimi, si funksionon, si trajtohen dëmet, si krijohen produkte të reja sigurimi. Ju mund të mësoni shumë nga këta menaxherë të suksesshëm dhe ekipet që ata drejtojnë. Të ndjeni se si fitohet dinari në tregun e hapur, si të konkurrosh në kushte konkurruese për t’u bërë më të mirë dhe më të suksesshëm.
Brezit të parë të studentëve që fitojnë këtë lloj burse Vojnoviq i tha:
“Motivimi dhe mbështetja e të rinjve në të gjitha sferat e sistemit arsimor, e veçanërisht në arsimin e lartë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të një shoqërie dinamike. Arsimi duhet të kontribuojë në krijimin e liderëve që do të jenë në gjendje të përballojnë sfidat, të përshtaten lehtësisht me ndryshimet e shpejta dhe të krijojnë kushte për zhvillim pozitiv. Prandaj, ne në industrinë e sigurimeve vazhdojmë të bëjmë përpjekje për të mbështetur dhe investuar tek liderët e rinj në mënyrë që të ndërgjegjësojmë opinionin dhe të përmirësojmë perceptimin për përfitimet e sigurimeve.
Të pranishmëve iu drejtua edhe studenti Nikollovski, i cili në emër të studentëve shprehu mirënjohje për dhënien e kësaj mundësie dhe shtoi:
“Bursat e studentëve përfaqësojnë një motiv shtesë për avancimin e njohurive, një ndjenjë dallueshmërie dhe një moment që mund të përcaktojë më lehtë rrugën e karrierës së studentit. Ky bashkëpunim është shembull i stimulimit të suksesit në procesin arsimor dhe përmirësimit të mundësive për karrierë në sektorin financiar”.