Konferenca e parё rajonale e Europёs RE, e titulluar: “Zhvillimi i tregjeve pёr sigurim nga rreziqet qё shkaktohen nga fatkeqёsitё natyrore dhe katastrofat nё Evropёn Juglindore: Prej konceptit nё realitet”, do tё mbahet nё hotelin Granit nё Ohёr, prej 12 deri 15 Tetorё tё vitit 2011.
Agjencia pёr mbikqyrje tё sigurimeve paraqitet nё rolin e bashkё-organizatorit tё kёsaj konference, sё bashku me Europa Re, Banka Botёrore, UNISDR (Sekretariat, ky nё kuadёr tё OKB-sё pёr strategjinё pёr zvogёlimin e katastrofave) dhe Sekretariati shtetёror i Zvicrёs pёr çёshtje ekonomike.
Konferenca ka pёr qёllim tё promovojё konceptin e Europёs Re nё zhvillimin e tregjeve pёr sigurim ndaj rreziqeve si rezultat i fatkeqёsive natyrore dhe katastrofave nё Europёn Juglindore.
Nё konferencё do tё marin pjesё pёrfaqёsues tё lartё qeveritarё, pёrfaqёsues tё organeve regullative, kompani sigurimesh, si edhe kompani pёr identifikimin e rreziqeve me qёllim tё paraqitjes sё produkteve mё komplekse siguruese e qё duhet tё zhvillohen nё Europёn Juglindore me pёrkrahje tё Bankёs Botёrore.
Agjenda dhe formular regjistrimi, klikoni ketu