Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) do t’ia kushtojë këtë vit, si gjithmonë, muajin maj edukimit financiar me qëllim rritjen e vazhdueshme të ndërgjegjësimit për nevojën dhe rëndësinë e sigurimeve.

Nën sloganin “Një konsumator i informuar është një konsumator i mbrojtur” këtë muaj do të kemi aktivitete të shumta kushtuar rëndësisë së sigurimeve, publikime të materialeve edukative dhe informuese, kuize dhe vizita në institucione arsimore.

Na ndiqni çdo ditë në profilet e AMS-së në rrjetet sociale në Facebook, Instagram dhe LinkedIn për këshilla të dobishme se si të zgjidhni produktin e duhur të sigurimit, të mësoni rreth rreziqeve dhe të dini si të mbroni të drejtat tuaja!

Gjithashtu ju ftojmë të na kontaktoni dhe të organizojmë vizitë në institucionin arsimor që përfaqësoni, me qëllim që nxënësit të njihen me bazat ose të thellojnë njohuritë e tyre rreth rëndësisë së sigurimeve.