Më datë 02.03.2015, në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë u mbajt një takim pune me temë: Përforcimi i ndikimeve potenciale të fatkeqësive natyrore në funksionimin e bankave komerciale. Takimi i punës u ndoq nga anëtarët e bordeve të bankave dhe personave përgjegjës për menaxhimin e rrezikut në banka.
Takimi i punës u organizua si një projekt i përbashkët i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) dhe Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (AMS), në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin e rreziqeve për bankat, si edhe për të gjithë sistemin financiar të vendit, që rrjedhin nga rreziqet katastrofale dhe moti i keq, në kushte të mungesës së mekanizmave të mjaftueshme për zbutjen e tyre.
Fjalim hyrës në takimin e punës kishin znj. Milica Arnaudova Stojanovska, drejtor i Sektorit të mbikëqyrjes, rregullores bankare dhe stabilitetit financiar pranë BPRM dhe z. Klime Poposki, kryetar i Këshillit të ekspertëve në ASO.
Prezantuesit në takimin e punës ishin përfaqësues nga Evropa Re, znj. Marijana Lemiq Saramandiq – drejtor për Maqedoninë dhe Serbinë, znj. Alma Qamo – drejtor për Shqipërinë dhe z. Andrej Gjokiq- përgjegjës për marrëdhëniet me publikun.
Në takimin e punës iu kushtua vëmendje nivelit të ulët të penetrimit për sigurimin e pronës dhe të fatkeqësive natyrore në vend, si dhe ndikimi i mundshëm i fatkeqësive natyrore në funksionimin e bankave komerciale dhe sistemit financiar të vendit. Gjithashtu është shikuar roli i sigurimit ndaj fatkeqësive të rrezikut, si një mekanizëm për të zbutur efektet e rreziqeve nga fatkeqësitë që mund të kenë bankat komerciale dhe konsumatorët e tyre, përmes shembujve nga vendet evropiane.
Në fund u theksua roli i Evropa Re në ngritjen e ndërgjegjes së konsumatorëve dhe bizneseve në lidhje me ndikimin e fatkeqësive natyrore dhe zhvillimin e sigurimit nga rreziqet katastrofale në rajon përmes modelit të sigurimit të zhvilluara nga Evropa Re.