Si pjesë e aktiviteteve për të shënuar muajin e edukimit financiar, u realizua një vizitë edukative në shkollën fillore “Naum Ohridski” Peshtani, Ohër. Përmes një prezantimi dhe diskutimi interaktiv, nxënësit u njohën me konceptet themelore të sigurimit, rëndësinë e tij si mekanizëm për mbrojtje nga rreziqet dhe përfitimet që ofron për qytetarët dhe shoqërinë. Theks i veçantë u vu në rolin e AMS-së në sigurimin e një tregu të qëndrueshëm, të sigurt dhe transparent të sigurimeve, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të siguruarve.

Ky aktivitet është një ngjarje përfundimtare në kuadër të fushatës mujore për edukim financiar, qëllimi i së cilës ishte të kontribuonte në rritjen e nivelit të edukimit financiar me fokus në rritjen e kulturës së sigurimeve tek të rinjtë.