Me qëllim të harmonizimit të mëtejshëm me legjislacionin e BE-së në fushën e sigurimit dhe rritjes së operacioneve të tregut, Ministria e Financave në bashkëpunim me Agjensinë për Mbikëqyrje të Sigurimeve dhe Fondacionin Ndërkombëtar Iberoamerikan në 21 muajt e fundit punoi në projektin e binjakëzimit me çrast më 17 nëntor 2017 realizoi ngjarjen përmbyllëse. Projektin e realizoi Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimeve dhe Fondeve të Pensioneve të Mbretërisë së Spanjës.
Qëllimi kryesor i projektit është transponimi i Direktivës për themelimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së biznesit për sigurim dhe risigurim – Solvencë II në legjislacionin e ri dhe aktet e reja nënligjore.
Tanimë e dimë se Direktiva Solvencë II solli risi dhe ndryshime për kompanitë e sigurimeve, sigurimet dhe përfituesit e sigurimeve njëkohësisht dhe paraqet ndryshimin më të rëndësishëm në industrinë e sigurimeve evropiane deri më sot. Këto ndryshime janë aq gjithpërfshirëse në mënyrë që ndikojnë në ndryshimin e modelit të biznesit të kompanive të sigurimeve në tërësi, si dhe në modelin e zbatimit të mbikëqyrjes i cili do të bazohet në rreziqe. Sinqerisht shpresoj se rezultati i projektit të binjakëzimit do të jetë udhëzues cilësor në reformat e parapara në tregun e sigurimeve, theksoi Klime Poposki, Kryetar i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve, në ngjarjen përmbyllëse.
Në kuadër të ngjarjes përmbyllëse u zhvillua edhe një tryezë e rrumbullakët me temë “Implementimi i Solvencë II”, e cila u moderua nga z. Klime Poposki, pjesëmarrës ishin përfaqësues nga BE-ja, edhe atë:
- Havier Kastillo, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimeve dhe Fondeve të Pensioneve të Mbretërisë së Spanjës
- Petar Pjer Matek, Kryetar i Bordit Drejtues të HANFA, Kroaci
- Gordana Letica, anëtare e Bordit Drejtues të HANFA, Kroaci
- Nina Kollçakova, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Kompanive Bullgare të Sigurimeve, Bullgari, dhe
- BoshtjanVovk, Zëvendës Drejtor dhe Shef i Departamentit të Mbikëqyrjes në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Sllovenisë.
Në kuadër të panelit, pjesëmarrësit paraqitën pikëpamjet e tyre mbi zbatimin e Direktivës së Solvencës II në vendet e tyre. Konkluzionet kryesore zhvilloheshin në drejtim që ky proces është kompleks dhe kërkon shumë angazhim dhe burime edhe për kompanitë e sigurimeve por edhe për autoritetet mbikëqyrëse.