Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se do të organizojë trajnimin dhe mbajtjen e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime (në tekstin që vijon: trajnim dhe provim profesional për broker).

Trajnimi për broker në kohëzgjatje prej 9 ditësh (gjithsej 27 orë mësimore) do të zhvillohet oline dhe do të realizohet në datat 10-1.2022 – 14.1.2021, 17.1.2022-18.1.2022 dhe 20.1.2022-21.1.2022 me orarin kohor prej orës 17-20.

Koha e saktë dhe orari i detajuar i leksioneve në kuadër të trajnimit, si dhe  informacione më të hollësishme për mënyrën e mbajtjes së trajnimeve do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve  përpara fillimit të trajnimit.

Pas përfundimit të trajnimit Agjencia do të realizojë dhënien e provimit profesional për broker. Datat për dhënien e provimit profesional për broker janë  si më poshtë:

  • Pjesa e parë (pjesa teorike) më 8.2. 2022
  • Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 25.2.2022

Kandidatët që nuk do të kalojnë në provimin profesional për broker me provimin e parë kanë të drejtë për  të dhënë dy riprovime brenda 6 muajve nga data e përfundimit të trajnimit në afatet e mëposhtme:

Provimi i dytë

  • Pjesa e parë (pjesa teorike) më 2.3. 2022
  • Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 25.3.2022

Provimi i tretë

  • Pjesa e parë (pjesa teorike) më 8.4. 2022
  • Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 4.5.2022

Të gjithë të interesuarit,  brenda datës 20.12.2021, mund të paraqiten  për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për broker me parashtrimin e dokumentacionit vijues: (me shënimin: Aplikim për trajnim/ Kërkesë për dhënien e provimit për broker) në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (adresa: rruga Maqedonia nr.25 – Pallati “Llazar Pop Trajkov”, kati i V, Shkup):

  1. Formular të plotësuar – Aplikim për pjesëmarrje në trajnimin për broker/Kërkesë për dhënien e provimit profesional për broker (i aksesueshëm në faqen e interentit të Agjencisë ose në Arkivin e Agjencisë)
  2. Kopje e letrënjoftimit;
  3. Vërtetim respektivisht Diplomë për përfundimin e arsimit të mesëm (shkalla IV) ose shkallë më të lartë të arsimit, në origjinal ose të noterizuar tek personi i autorizuar – noteri: dhe
  4. Argument për kompensimin e paguar për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për broker.

Nëse emri dhe mbiemri personal në ndonjë prej dokumenteve të përmendura më lart nuk janë identike me ato të përcaktuara në Aplikim / Kërkesë, personi gjithashtu duhet të paraqesë certifikatë martese ose një vendim për ndryshimin e emrit respktivisht mbiemrit personal.

Kompensimi për të marrë pjesë në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për broker përcaktohet në Listën e Tarifave  për përmbajtjen dhe vlerën e kompensimeve dhe tatimeve që i paguhen Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.147/2009, 149/2009, 154/2009, 20/2012, 130/2013, 1/2015, 22/2016, 16/2017 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”  nr.23/2020) dhe ka vlerën prej 14.000 denarësh.

Argumenti  për kompensimin e paguar  duhet që të përmbajë të dhënat vijuese:

QËLLIMI I PAGESËS: Pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit  për broker (emër dhe mbiemër)
EMRI I PRANUESIT: Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve – Shkup
BANKA E PRANUESIT: Stopanksa Banka SHA – Shkup

 

LLOGARIA: 200002007041251 ose
BANKA E PRANUESIT: NLB Banka SHA-Shkup
LLOGARIA: 210065288480132

Trajnimi i brokerëve  përfshin 9 (nëntë) fusha- module:

  1. Bazat e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimit;
  2. Legjislacioni i sigurimeve;
  3. E drejta tregtare dhe obligative
  4. Ndërmjetësimi i Sigurimeve dhe Kodi i Etikës
  5. Sigurimi i jetës
  6. Sigurimi jo-jetë.
  7. Aspektet financiare të aktivitetit
  8. Regjistrimi i rriskut dhe ndërmjetësimi gjatë realizimit të dëmeve
  9. Risigurimi

Përmbajtja e detajuar e secilit prej moduleve të trajnimit për broker është elaboruar në Kurrikulën e Provimit profesional për Broker të vendosur nga Agjencia dhe përmban vlerësimin, rregulloret dhe literaturën e nevojshme. Programi mësimor publikohet në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Mënyra dhe procedura për mbajtjen e trajnimit dhe provimin profesional për broker përcaktohen në detaje në Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kushtet e mbajtjes së trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive për broker në sigurime (“Gazeta  Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ” nr. 47/2019 dhe 35/2020 dhe 280/2020).

Kandidatët që kanë kaluar me sukses provimin profesional për broker do të marrin Certifikatë për dhënien e provimit profesional për broker.

Kandidatët që tre herë me rradhë nuk e japin provimin profesional për broker do të humbasin të drejtën për dhënien e  provimit  për të cilin është parashikuar trajnimi.

 

SHËNIM:

Për shkak të kapaciteteve të kufizuara për mbajtjen e provimit profesional, numri i kandidatëve për pjesëmarrje në trajnim, përkatësisht dhënien e provimt është i kufizuar, kështu që regjistrimi do të bëhet sipas parimit  kërkesa e parë –miratohet e para.

Aplikimet/kërkesat për pjesëmarrje në trajnim dhe mbajtjen  e provimit profesional që do të paraqiten pas plotësimit të numrit maksimal të mundshëm të kandidatëve, si dhe aplikimet / kërkesat që do të paraqiten pas afatit të fundit për paraqitjen e tyre, nuk do të merren në konsideratë.