Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve e informon publikun se do të organizojë trajnim dhe provim profesional për ushtrimin e veprimtarive të ndërmjetësimit në sigurime (në tekstin në vijim: trajnim dhe provim profesional për ndërmjetësues) dhe trajnim dhe provim profesional për ushtrimin e veprimtarisë së brokerit në sigurime (në tekstin në vijim: trajnim dhe provim profesional për broker).
Trajnimi për ndërmjetësues, në kohëzgjatje prej 3 ditësh (gjithsej 18 orë mësimore), do të zbatohet në periudhën kohore 22-24.9.2016, ndërsa trajnimi për broker, në kohëzgjatje prej 4 ditësh (gjithsej 27 orë mësimore), do të zbatohet në periudhën kohore 22-24.9.2016 dhe 1.10.2016. Terminet e sakta dhe orari i detajuar i ligjëratave, në kuadër të trajnimeve, do të publikohen në internet faqen e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve para se të fillojnë trajnimet.
- Njoftim për zbatimin e trajnimit dhe provimit profesional për ushtrimin e veprimtarisë së ndërmjetësimit në sigurime dhe provimit profesional për ushtrimin e veprimtarisë së brokerit në sigurime..
- Aplikimi / kërkesa për të marrë pjesë në trajnimin dhe provimin profesional për ndërmjetësues
- Aplikimi / kërkesa për të marrë pjesë në trajnimin dhe provimin profesional për broker