Numri i ankimimeve të parashtruar nga persona e siguruar në nëntë muajt e parë është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe, AMS, në bazë të ankimimeve të marra nga policëmbajts të pakënaqur, ka shqiptuar katër masa ndaj tre shoqërive të sigurimeve, dy prej të cilave janë gjoba.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) e ka rritur me 83 për qind numrin e ankimimeve të zgjidhura në favor të të siguruarve të pakënaqur në nëntë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deri në fund të muajit shtator janë zgjidhur pozitivisht 22 ankimime të të siguruarve që janë ankuar pranë shoqërive të sigurimeve dhe në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë zgjidhur 12 ankimime në favor të të siguruarve.
Deri në fund të shtatorit të këtij viti, AMS-ja ka marrë 127 ankimime nga të siguruar të pakënaqur. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur janë paraqitur 62 ankesa, këtë vit numri i tyre është dyfishuar.
Në proces të zgjidhjes janë 14 ankimime dhe 76 ankimime janë zgjidhur negativisht. Për 12 nga ankimimet e parashtruara është konstatuar se janë paraqitur pa bazë, ndërsa tre janë tërhequr nga ankimuesit.
Sa i përket llojit të sigurimit, shumica e ankimimeve – 55 janë parashtruar për dëme të auto-përgjegjësisë (klasa më e përfaqësuar e sigurimit i detyrueshëm me ligj). Pesëmbëdhjetë prej tyre janë zgjidhur në favor të të siguruarve të pakënaqur. Për të kompnesime nga dëmet të mbuluara nga sigurimi nga aksidentet janë parashtruar 24 ankimime dhe dy janë zgjidhur pozitivisht. Nga 10 ankimime për sigurimin e pronës, në dy raste është vendosur pozitivisht. Janë parashtruar pesë ankimime për sigurim shëndetësor dhe nga një për sigurimin e të mbjellave dhe të korrave, sigurimin e shëndeti në udhëtim, sigurimin kasko dhe sigurimin e humbjeve financiare. Katër ankimime janë parashtruar për lloje të tjera të sigurimit të jo-jetës. Janë dorëzuar 13 ankimime për sigurimin e jetës, dy prej të cilave janë zgjidhur pozitivisht.
Shkak i pakënaqësisë së të siguruarve në 50 raste ka qenë kriteri për pagesën e dëmit. Në 34 raste arsye për paraqitjen e ankimimit ka qenë shuma e kompensimit (AMS-ja nuk vendos për shumën, por merr parasysh rrethanat dhe argumentet në bazë të të cilave është përcaktuar kompensimi).
Shtatë ankimues janë ankuar për afatin e pagesës së dëmit dhe po aq janë ankuar për procedimin e dëmeve. Tre u ankuan për kërkesën për rekurs, dy kundër përgjigjes që morën nga shoqëria për ankimimin e tyre dhe edhe 12 ankimime të tjera janë dorëzuar për kritere të tjera të parashtrimit.
Nga numri i përgjithshëm i ankimimeve të parashtruara, 106 janë parshtruar nga qytetarët, ndërsa 22 nga persona juridikë.
Në AMS parashtrohet ankimim nëse i siguruari nuk është i kënaqur me përgjigjen që ka marrë nga shoqëria e sigurimeve për arkëtimin e dëmit ose nuk ka marrë përgjigje brenda 30 ditësh. AMS-ja nuk shqyrton ankimime anonime ose çështjet për të cilat zhvillohen procedura gjyqësore apo procedura të tjera.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.