THIRRJE
për aplikim për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e licencës për të punuar si aktuar i autorizuar
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në qershor të vitit 2023 do të organizojë dhe zhvillojë trajnime dhe mbajtjen e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e licencës për të punuar si aktuar i autorizuar (në tekstin e mëtejmë: provimi profesional për aktuar).
Të gjithë personat e interesuar mund të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënien e provimit profesional për aktuar duke dorëzuar një kërkesë për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënien e provimit profesional për aktuar pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, në Formularin-Kërkesë që i bashkëlidhet këtij Njoftimi.
Kërkesa ose aplikimi për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për aktuar mund të dorëzohet në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, personalisht ose me postë, në Arkivin e Agjencisë në adresën: rruga “Maqedonia” p.n. – Pallati “Lazar Pop Trajkov”, kati V, Shkup ose në mënyrë elektronike në adresën e mëposhtme të postës elektronike contact@aso.mk.[1]
Në Aplikimin/Kërkesën për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënin e provimit profesional për aktuar, personat janë të detyruar të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
Argumenti për kompensimin e paguar për pjesëmarrjen në trajnimin dhe në dhënien e provimit profesional nga pika 3 duhet që të përmbajë të dhënat vijuese:
QËLLIMI I PAGESËS: | Trajnim dhe provim për aktuar për personin (emri dhe mbiemri i personit) |
EMRI I PRANUESIT: | Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve |
VLERA: | 120.000,00 denarë |
BANKA E PRANUESIT: | Stopanksa Banka SHA – Shkup |
LLOGARIA: | 200002007041251 |
BANKA E PRANUESIT: | NLB Banka SHA-Shkup |
LLOGARIA: | 210065288480132 |
AFATI PËRFUNDIMTAR I PARASHTRIMIT TË APLIKIMEVE (ME DOKUMENTACIONIN E PLOTË TË NEVOJSHËM ) ËSHTË 26.3.2021 NË ORËN 14:00
Më poshtë është Kurrikula, mënyra dhe procedura për mbajtjen e provimit profesional për aktuar, si dhe orari indikativ i leksioneve (trajnimeve) dhe dhënies së provimeve:
KURRIKULA PËR MBAJTJEN E PROVIMIT PROFESIONAL PËR AKTUAR
Programi mësimor për mbajtjen e provimit profesional për aktuar përbëhet nga këto lëndë:
MËNYRA DHE PROCEDURA PËR MBAJTJEN E TRAJNIMIT DHE DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL
Mënyra dhe procedura për mbajtjen e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional i cili nevojitet për punë si aktuar i çertifikuar përcaktohet nga Rregullorja për mënyrën dhe procedurën për zbatimin e provimit profesional që nevojitet për marrjen e licencës së punës si aktuar i çertifikuar (Gazeta Zyrtare e Republikës të Maqedonisë së Veriut nr. 280/2020).
Provimi profesional për aktuar konsiston në mbajtjen e trajnimeve (leksioneve) për secilën lëndë të Kurrikulës (një numër i caktuar i orëve të leksioneve në disa ditë pune) dhe marrjen e provimit për secilën lëndë të Kurrikulës (një ditë e planifikuar për marrjen e provimit )
Secili kandidat ka të drejtë të japë provimin në çdo lëndë më së shumti dy herë. Kandidati që nuk e ka kaluar provimin e një lënde dy herë me radhë, e humbet të drejtën për të marrë provimet e tjera, por provimet të cilat i ka dhënë me sukses i njihen edhe gjatë mbajtjes tjetër të trajnimit dhe dhënies së provimit profesional. Provimi profesional konsiderohet i dhënë nëse kandidati ka kaluar me sukses provimet në të gjitha lëndët e Kurrikulës.
Personave që do të kalojnë me sukses provimet në të gjitha lëndët e Kurrikulës, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve do t’i japë Certifikatë për marrjen e provimit profesional që nevojitet për të punuar si aktuar i autorizuar me të cilën personat mund të aplikojnë për leje pune si aktuar i autorizuar sipas Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve.
PEDAGOGË DHE MATERIALE PËR ZBATIMIN E TRAJNIMIT DHE PROVIMIT
Trajnimi dhe provimi profesional për aktuarë do të kryhet nga pedagogë (ligjërues) të angazhuar nga Agjencia, të cilët kanë përvojë dhe kompetenca të larta profesionale dhe janë profesionistë të lartë në fushën në të cilën do të japin leksione.
Duke pasur parasysh situatën aktuale me KOVID-19, trajnimi do të zhvillohet on-line duke përdorur një platformë të përshtatshme në internet.
Materialet për mbajtjen e trajnimit dhe provimit do t’u sigurohen pjesëmarrësve në trajnim/provim para fillimit të trajnimit për secilën lëndë të Kurrikulës.
Gjuha e leksioneve (trajnimeve) dhe materialeve mësimore do të jetë gjuha maqedonase, kroate ose angleze.
[1] Nëse kërkesa paraqitet në mënyrë elektronike, e njëjta e nënshkruar nga personi, së bashku me të gjitha dokumentet e bashkangjitura (së bashku me noterizimet e duhura), dorëzohet e skanuar me ngjyra (në dokumentin pdf).
[2] Nëse emri dhe mbiemri i Diplomës / Vërtetimit nuk është identik me atë të deklaruar në letërnjoftimin, përkatësisht në Kërkesë, është e nevojshme që personi t’i bashkëngjisë Kërkesës një certifikatë martese, përkatësisht një aktvendim për të ndryshuar emrin respektivisht mbiemrin.
[3] Nëse kandidati ka përfunduar arsimin e tij/të saj jashtë vendit, është e nevojshme të dorëzojë Diplomë/ Vërtetim të arsimit të lartë të përfunduar të lëshuar nga një institucion arsimor i akredituar jashtë vendit së bashku me një dokument për njohjen e kualifikimit të universitetit të huaj të lëshuar nga një institucion kompetent në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
ORARI I MBAJTJES SË TRAJNIMEVE (LEKSIONEVE) DHE PROVIMEVE
Trajnimi (leksionet) dhe dhënia e provimeve për lëndë të veçanta të Kurrikulës për dhënien e provimit profesional për aktuar do të kryhen në orarin vijues:
Lëndë | Numri i orëve | Periudha e trajnimit | Provimi I | Provimi II | |
1. | Probabiliteti dhe statistikat; | 25 | 12.-16.4.2021 | 08.05.2021 | 22.05.2021 |
2. | Matematikë financiare | 25 | 25.-31.5.2021 | 19.06.2021 | 03.07.2021 |
3. | Modelimi stokastik | 25 | 1.-7.9.2021 | 25.09.2021 | 09.10.2021 |
4. | Ekonomi | 30 | 12.-18.10.2021 | 06.11.2021 | 20.11.2021 |
5. | Modelet e përvojës | 30 | 22.-26.11.2021 | 18.12.2021 | 15.01.2022 |
6. | Matematika aktuariale I | 30 | 31.1-4.2.2022 | 26.02.2022 | 12.03.2022 |
7. | Matematika aktuariale II | 30 | 14-18.3.2022 | 09.04.2022 | 30.04.2022 |
8. | Menaxhimi i investimeve dhe aseteve | 30 | 3.-9.5.2022 | 28.05.2022 | 11.06.2022 |
9. | Sigurimi i jetës | 30 | 13.-17.6.2022 | 09.07.2022 | 23.07.2022 |
10. | Sigurimi jo-jetë | 30 | 1.-7.9.2022 | 01.10.2022 | 15.10.2022 |
11. | Sigurimi i shëndetit | 30 | 17.-21.10.2022 | 12.11.2022 | 26.11.2022 |
12. | Sigurimi i shëndetit | 30 | 28.11.-2.12.2022 | 24.12.2022 | 14.01.2023 |
13. | Kontabiliteti i sigurimeve | 30 | 30.1.-3.2.2023 | 25.02.2023 | 11.03.2023 |
14. | Rregullorja në fushën e sigurimeve | 25 | 13-17.3.2023 | 08.04.2023 | 22.04.2023 |
15. | Profesionalizmi dhe etika | 10 | 24-28.4.2023 | 20.05.2023 | 03.06.2023 |
SHËNIM: Orari i trajnimit (leksioneve) dhe dhënia e provimeve për çdo lëndë të Kurrikulës për dhënien e provimit profesional për aktuar është indikativ dhe ai mund të ndryshohet në mënyrë plotësuese. Datat e sakta dhe orari i detajuar i leksioneve dhe provimeve në kuadër të trajnimit do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve www.aso.mk para fillimit të trajnimit, përkatësisht provimit për secilën lëndë në veçanti.
Informacione lidhur me zbatimin e trajnimit dhe provimit profesional mund të merren në e-mail adresën vijuese contact@aso.mk ose në numrin e telefonit 02 3254 050.
November 1, 2011
3 дена