Agjensia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka lëshuar 30 milionë euro në asete të likudueshme  në mënyrë që kompanitë e sigurimeve të mund t’i përdorin ato për operimet aktuale në raste urgjente kur përballen me ulje të shitjeve të policave të sigurimeve. Me lëshimin e 10% të rezervave, kompanitë marrin 1,8 miliardë denarë në likuiditet me qëllim të forcimit të mbështetjes së kompanive në segmentin e menaxhimit me pasojat negative të koronavirusit (COVID 19).

Në të njëjtën kohë, AMS lejoi që kërkesat të shlyhen për 60 ditë shtesë. Qëllimi i ndryshimit është të amortizojë ndikimin në rezultatin financiar të kompanive të sigurimeve, si rezultat i uljes së pritshme të arkëtimeve mbi bazën e primit të sigurimit.

Për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të siguruarve dhe trajimit cilësor të dëmeve në kushte të punës në gjendje të jashtëzakonoshm dhe menaxhim fleksibël të punës së kompanive të sigurimeve, AMS vendosi një afat shtesë për evidentimin e dëmeve jo më vonë se 5 ditë pune nga data e pranimit të kërkesës për dëme. Pas zgjidhjes së dëmit, kompania është e detyruar të njoftojë me shkrim parashtruesin e kërkesës së dëmshpërblimit për dëmin e zgjidhur, duke parashtruar: shumën e kompensimit, mundësinë dhe afatin e paraqitjes së ankesës dhe afatin e fundit për pagimin e dëmeve që nuk duhet të kalojë 14 ditë nga data e likuidimit të dëmit.

Për të siguruar stabilitetin e sektorit të sigurimeve, por edhe për të mbrojtur të siguruarit, AMS-ja mori vendim, megjithë likuidimin e ngadaltë dhe raportimin e dëmeve në gjednje të jashtëzakonshme, për të mos ndikuar në vlerësimet e rezervave apo provigjoneve teknike.

Pandemia dhe gjendja e jashtëzakonshme në vend, si dhe në të gjithë botën, kanë një ndikim të rëndësishëm në jetën e përditshme të njerëzve, por edhe në operacionet ditore të sektorit të shërbimeve financiare dhe ekonomisë reale. Megjithëse, për momentin, intensiteti i pasojave që do të ketë epidemia ndaj ekonomisë së vendit nuk mund të parashikohet dhe të vlerësohet me siguri, është e sigurt që të gjithë segmentet e sektorit të shërbimeve financiare do të përballen me vështirësi dhe presione në aktivitetin e tyre.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve synon të sigurojë lehtësim dhe vazhdimësi në funksionimin e sektorit të sigurimeve, duke mbrojtur interesat dhe të drejtat e të siguruarive, interesin publik, si dhe sigurimin e stabilitetit të sektorit të sigurimeve.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve është në komunikim të vazhdueshëm intensiv me të gjithë entitetet në sektorin e sigurimeve dhe monitoron dhe vlerëson vazhdimisht aftësinë paguese dhe likuiditetin e secilit entitet individualisht.

Në këtë kontekst, dëshirojmë të informojmë opinionin se Këshilli i Ekspertëve të Agjencisë në seancën e tij të fundit miratoi një paketë të re masash për të siguruar vazhdimësinë e funksionimit të sektorit të sigurimeve.

Duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në vend, si dhe nevojën e rregullatorëve financiarë në këto momente për të treguar fleksibilitet dhe përshtatshmëri ndaj rregullave dhe standardeve mbikëqyrëse, Agjencia mori një vendim dhe ndryshoi tre rregullore.

Ndryshimet e miratuara japin hapësirë ​​rregullatore shtesë në funksionimin e kompanive të sigurimeve, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të kenë një efekt pozitiv në përdoruesin e fundit të sigurimit në segmentin e dinamikës së pagesës së detyrimeve të primit, por edhe në segmentin e pagesës në kohë dhe pagesë reale të dëmeve.

Më konkretisht, ndryshimet i referohen fleksibilitetit më të madh të kompanive të sigurimeve në operacionet e tyre, duke mundësuar kështu uljen e barrës aktuale të qytetarëve dhe kompanive në trajtimin e presioneve negative të pandemisë.

Ndryshimet rregullatore synojnë lehtësimin e përkohshëm në:

  1. Rregulloren për llojet dhe karakteristikat e fondeve që mbulojnë rezervat apo provigjonet teknike dhe fondet që mbulojnë provigjonin matematikor, si dhe vendosjen dhe kufizimin e detajuar të atyre investimeve dhe vlerësimin e tyre, ku lejohen deri më 31.12.2020, 10% e mjeteve për mbulimin e provigjoneve teknike të jenë kërkesat e paprapambetura dhe kërkesat e prapambetura deri në 30 ditë. Përkatësisht, me lëshimin e 10% të rezervave, AMS siguron një rritje të likuiditetit të kompanive të sigurimeve për 30 milionë

 

  1. Rregullorja për metodën e vlerësimit të zërave nga bilanci dhe përgatitja e bilancit të biznesit, ku korrigjimi i kërkesës lejohet të zhvendoset për 60 ditë shtesë deri në 31.12.2020. Qëllimi i ndryshimit është të amortizojë ndikimin në rezultatin financiar të kompanive të sigurimeve, si rezultat i uljes së arkëtimit të kërkesave në bazë të primit të sigurimit.

 

Përkatësisht, me 60 ditët shtesë, AMS siguroi amortizimin e goditjes në bilancet e kompanive tësigurimeve, në mënyrë që kompanitë të vazhdojnë të funksionojnë normalisht pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

 

  1. Rregullorja për përmbajtjen minimale të regjistrave dhe mënyrën e raportimit, rezervimit dhe likuidimit të dëmeve nga shoqëritë e sigurimeve, ku lejohet deri sa të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme  evidentimi i dëmeve të raportuara të zhvendoset 5 ditë.

Përkatësisht, me këtë masë, AMSja u mundëson kompanive të sigurimeve, duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme dhe skemat e reja organizative, të kenë një periudhë shtesë për trajtimin e dëmeve, nga e cila sigurisht do të kenë interes.

 

  1. Vendimi për mënyrën e vlerësimit të rezervave për dëmet e kompanive të sigurimeve dhe / ose risigurimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, i cili përcakton se në vlerësimet e rezervave teknike për tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2020, përkundër likuidimit / aplikimit të ngadalësuar të dëmeve në gjendjen e jashtëzakonshme, të mos ndikojë në vlerësimet e rezervave teknike.

Qëllimi i këtij ndryshimi është të sigurojë stabilitetin e sektorit të sigurimeve, por edhe mbrojtjen e të siguruarit, duke përcaktuar realisht rezervat e kompanive.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve do të vazhdojë të monitorojë ndikimin e pandemisë të koronavirusit në stabilitetin dhe ligjshmërinë e subjekteve që mbikëqyr dhe është e gatshme të rregullojë siç duhet politikat dhe të përgjigjet në kohën e duhur, në përputhje me kompetencat e saj për mbrojtjen e interesit publik dhe kontributit në stabilitetin e sektorit.