Të nderuar,

Në bazë të nenit 158-b paragrafit (1) pika 4 dhe nenit 158-g pika (1) dhe në lidhje me nenin 94 të Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/02, 84/ 02, 98/02, 33/04, 88/05, 79/07, 08/08, 88/08, 56/09, 67/10, 44/11, 88/13, 43/14, 12/14, 153/15, 192/15, 23/16, 83/2018 198/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19 dhe 31/20), AMS-ja ka përgatitur Propozim për përmbajtjen e rregullores për sigurimin e jetës në lidhje me pjesëmarrjen në fondet e investimit kur i siguruari merr përsipër rrezikun e investimit.

Kjo rregullore përcakton bazën për ushtrimin e sigurimit të jetës në lidhje me pjesëmarrjet/aksionet në fondet e investimit kur i siguruari merr përsipër rrezikun e investimit në lidhje me ndryshimin e vlerës së kuponëve të investimit ose letrave të tjera me vlerë të fondeve investuese në përputhje me nenin 5 paragrafi (1) pika 21) e Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve.

Afati për dorëzimin e komenteve dhe vërejtjeve për përmbajtjen e propozuar të kësaj rregulloreje është deri më 21 prill 2021 (e mërkurë), në adresën elektronike contact@aso.mk

 

Faleminderit për bashkëpunimin,

 

Me respekt,

 

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve