Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve vazhdon me aktivitetet që synojnë përmirësimin e njohurive financiare dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurimeve tek popullata e re.

Si pjesë e këtyre përpjekjeve, u mbajt një sesion edukativ me nxënës të klasës së 6-të në Shkollën Fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Shkup, ku, përmes një qasje interaktive dhe shembujve realë të përshtatur për moshën e tyre, nxënësit patën mundësinë të mësonin rreth koncepteve themelore të sigurimeve dhe rëndësisë së nevojës për sigurim. Stafi mësimdhënës gjithashtu luan një rol të rëndësishëm, i cili me përkushtimin dhe mbështetjen e tij vetëmohuese kontribuon në zbatimin me sukses të aktiviteteve të tilla.
Ne mbetemi të përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të edukimit financiar, si një parakusht i rëndësishëm për sjellje të përgjegjshme dhe të informuar të brezave të ardhshëm.


