Të nderuar,

Në bazë të nenit 158-b paragrafi (1) pika 4) të Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/02, 84/02, 98/02, 33/04, 88/05, 79/ 07, 8/08, 88/08, 56/09, 67/10, 44/11, 112/11, 7/12, 30/12, 45/12, 60/12, 64/12, 23/ 13, 188/13, 43/14, 112/14, 153/15, 192/15, 23/16, 83/18 dhe 198/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19 dhe 31/2020 (në tekstin që vijon: Ligji), “Agjencia, në kuadër të kompetencave të saj, miraton akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji dhe ligjeve të tjera në juridiksionin e saj dhe akte të tjera në drejtim të përcaktimit të kushteve, metodave dhe procedurave për zbatimin e mbikëqyrjes”.

Lidhur me këtë, Ju informojmë se Agjencia ka përgatitur Propozim për përmbajtjen e një Rregulloreje të re për standardet minimale për llogaritjen e provigjoneve teknike, e cila duhet të zëvendësojë Rregulloren për standardet minimale për llogaritjen e provigjoneve teknike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 187/2013 ).

Më datë 10.12.2020, Agjencia do të organizojë një seminar njëditor duke filluar nga ora 09:00, përmes platformës Webex. Për këtë qëllim, ju duhet të emëroni të paktën një person, dhe më së shumti dy persona, të cilët do të marrin pjesë në seminar. Shoqëritë e sigurimit që kanë pupunësuar/angazhuar më shumë se një aktuar të autorizuar mund të emërojnë të gjithë aktuarët e autorizuar më së shumti një person tjetër të punësuar/emëruar në shoqërinë e sigurimit. Për përgatitjet e seminarit, ju lutemi konfirmoni praninë e pjesëmarrësve dhe dërgoni adresën e tyre të emailit deri më 7.12.2020. Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën e mëposhtme të emailit: ivana.todorov@aso.mk

Në e-mailin Tuaj do të dërgojmë link për pjesëmarrje në seminar.

Për të rritur efikasitetin e punës gjatë seminarit, rekomandojmë që të gjitha shoqëritë e sigurimit në komunikim të ndërsjellë, ku është e mundur, të konsolidojnë paraprakisht vërejtjet/pyetjet. Gjithashtu theksojmë se për të arritur efikasitetin maksimal të punës gjatë punëtorisë, komentet dhe sugjerimet duhet të motivohen vetëm nga qëllimi për të cilin është sjellë Rregullorja.

Ju lutemi rishikoni me kujdes Rregulloren dhe Arsyetimin për arsyet, efektet dhe qëllimin e miratimit të Rregullores së re si dhe pritjet e Agjencisë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Rregullores që normativizon të njëjtën çështje.

 

Faleminderit për bashkëpunimin,

Me respekt,

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve