Në të njëjtën kohë, qytetarët dhe kompanitë (për punonjësit e tyre) investuan 14.8 milion euro në policat e sigurimit të jetës, ose 9.6 për qind më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2020.
Pesë kompani sigurimesh paguan 281.3 milionë denarë (4.57 milionë euro) për sigurimin e jetës për siguruesit e tyre në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shumat e paguara (dëmet bruto të paguara DBP), për sigurimin e jetës të arkëtuar nga policëmbajtësit, u rritën me 42 për qind ose 1.36 milionë euro, tregojnë të dhënat zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Policat e sigurimit të jetës, në varësi të kushteve të kontratës, respektivisht policës, mbulojnë rreziqet e vdekjes, paaftësisë apo invaliditetit, por gjithashtu shpesh mund të jetë edhe një mënyrë kursimi. Përveç fondeve të investuara, i siguruari mund të marrë edhe një pjesë të kontributit (interesit) të fondeve të investuara.
Pjesën më të madhe në pagesën totale e kanë policat e sigurimit të jetës në të cilat i siguruari merr një pjesë të kontributit (interesit) të fondeve të investuara. Mbi këtë bazë, në gjysmën e parë të vitit, janë paguar 245.9 milionë denarë (4 milionë euro).
Vlen të përmendet se në këtë periudhë kompanitë i paguan 86.77 milionë denarë personave të siguruar të cilët vendosën që para skadimit të periudhës së dakorduar të sigurimit të tërhiqnin paratë e tyre të investuara (e ashtuquajtura “blerje e policës”). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo shumë këtë vit është më e lartë për 36 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Blerje të policave në praktikë shpesh mund të ndodhin nëse i siguruari ka kushte më të mira për të investuar në një nga kompanitë konkurruese të sigurimit të jetës.
Në produktet e sigurimit të jetës me rritje të shpejtë, të ashtuquajturat “junit linkd “, kur i siguruari e pranon rrezikun e investimit në aksione të fondeve të investimit, ka tendencë të rritjes të pagesave. Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, siguruesit që kanë polica të këtij lloji arkëtuan 10.46 milion denarë (170,000 euro) dhe kjo është 91 për qind më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2020.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, qytetarët dhe kompanitë investuan 908 milionë denarë (14.76 milionë euro) ose 9.6 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.