Në interes të monitorimit të trendeve moderne në administrimin e rrezikut, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve organizoi një seminar dy-ditor me temë ‘’ Menaxhimi I rreziqeve në ndërmarrje’’- An Overview of Enterprise Risk Management (ERM). Ky seminar u mbajt më 24 dhe 25 nëntor , duke filluar nga ora 09-13 në Universitetin Europian në Shkup. Kryetari I Këshillit të Eksperteve të Agjencise , z. Klime Poposki , e hapi takimin dhe përshëndeti pjesëmarrësit. Seminari u ndoq nga aktuare , menaxherët , si dhe përfaqësues nga departamentet e financave të kompanive të sigurimit .
Lektori I seminarit ishte një profesor I njohur Thomas A. Aiuppa, Ph.D., CPCU, i Universtitetit të shtetit Kolorado, Shtetet e Bashkuara.
Ky seminar u organizua për të promovuar rëndësinë e konceptit të ERM , në kontekstin e qasjes sistematike , e cila është e nevojshme për të përcaktuar marrëdhëniet në mes të rreziqeve të veçanta për të vlersuar efektin e riskut të portfolit , si një çështje veçanarisht e rëndësishme në industrinë e sigurimeve.