Për tre muaj, kompanitë e sigurimeve paguhen apo shlyhen pothuajse 23,000 dëme. Rritjen më të madhe të vlerës së dëmeve të paguara për mbulimin e shpenzimeve mjekësore e ka sigurimi shëndetësor privat, ndërsa përqindja më e madhe është te pagesat për dëmet e mbuluara nga sigurimet e shëndetit gjatë udhëtimit. Pagesat në klasën më të madhe vullnetare – sigurimi i pasurisë janë rritur me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Njëmbëdhjetë kompani të sigurimit jo-jetë kanë paguar 978 milionë denarë (15,9 milionë euro) për dëmet e të siguruarve të tyre në tre muajt e parë të këtij viti. Në 90 ditët e para të këtij viti, kompanitë e sigurimeve kanë paguar pothuajse 23 mijë dëme ndaj policëmbajtësve, që sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), është 30 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021.
Ashtu siç pritej, kategoria më e madhe e sigurimeve ka peshën më të madhe në strukturën e dëmeve të paguara – Auto-Përgjegjsia e Detyrueshme (TPL), e cila është ligjërisht e detyrueshme. Vlera e dëmeve të paguara për TPL është 473 milionë denarë (7,7 milionë euro) dhe kjo është 48 për qind e vlerës së të gjitha dëmeve të paguara në këtë periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlera e dëmeve të paguara është rritur për 4 për qind.
Rritjen më të madhe të vlerës së dëmeve të paguara e ka sërish sigurimi shëndetësor privat. Të siguruarit kanë inkasuar 84,5 milionë denarë (1,4 milionë euro) për ekzaminime dhe trajtim mjekësor në periudhën prej tre muajsh. Kjo është 94 për qind (690,000 euro) më shumë se i njëjti tremujor i vitit të kaluar. Ky është produkti i sigurimit me rritjen më të shpejtë që nga fillimi i krizës së koronës dy vjet më parë.
E rëndësishme për t’u theksuar është edhe rritja e dëmeve të paguara për klasën më të madhe të sigurimit vullnetar – sigurimin e pasurisë. Deri në fund të marsit të këtij viti janë paguar gati 1800 dëme për pasurinë e sigurura në vlerë prej 116 milionë denarësh (1,9 milionë euro). Pra 17 për qind më shumë fonde të paguara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Sigurimi i shëndetit gjatë udhëtimit ka rritjen më të madhe relative në vlerën e dëmeve të paguara. Është e qartë se heqja e kufizimeve të shkaktuara nga pandemia shëndetësore nxiti më shumë persona të siguruar të udhëtojnë jashtë vendit. Në tre muajt e parë, kompanitë e sigurimeve kanë paguar pothuajse 2.5 herë më shumë para për dëmet e mbuluara nga sigurimi i shëndetit gjatë udhëtimit. Vlera e tyre ka arritur në 13,7 milionë denarë (223.000 euro).
Vlera e të gjitha dëmeve të paguara për sigurimet jo-jetë në periudhën janar – mars të këtij viti është 6 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.