Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se në periudhën nga muaji mars i vitit 2023 deri në qershor të vitit 2025 do të organizojë dhe zhvillojë trajnime dhe mbajtjen e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e licencës për të punuar si aktuar i autorizuar (në tekstin e mëtejmë: provimi profesional për aktuar).
Të gjithë personat e interesuar mund të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënien e provimit profesional për aktuar duke dorëzuar një kërkesë për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënien e provimit profesional për aktuar pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, në Formularin-Kërkesë që i bashkëlidhet këtij Njoftimi.
Kërkesa ose aplikimi për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për aktuar mund të dorëzohet në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, personalisht ose me postë, në Arkivin e Agjencisë në adresën: rruga “Maqedonia” Nr.25 – Pallati “Lazar Pop Trajkov”, kati V, Shkup ose në mënyrë elektronike në adresën e mëposhtme të postës elektronike contact@aso.mk.[1]
Në Aplikimin/Kërkesën për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënin e provimit profesional për aktuar, personat janë të detyruar të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
- Kopje të letrënjoftimit; respektivisht kopje të pasaportës (për shtetas të huaj – në shqyrtim[2];
- Vërtetim respektivisht Diplomë për përfundimin e arsimit të lartë të lëshuar nga institucioni i akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut [3], (në origjinal ose të noterizuar): dhe
- Argument për kompensimin e paguar për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e licencës për të punuar si aktuar i autorizuar me vlerë prej 120.000 denarësh në llogri të Agjencisë të Sigurimeve në Stopanska Banka Shkup, NLB Banka SHA Shkup ose Halk Banka SHA Shkup.
Argumenti për kompensimin e paguar për pjesëmarrjen në trajnimin dhe në dhënien e provimit profesional nga pika 3 duhet që të përmbajë të dhënat vijuese:
QËLLIMI I PAGESËS: | Trajnim dhe provim për aktuar për personin (emri dhe mbiemri i personit) |
EMRI I PRANUESIT: | Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve |
VLERA: | 120.000,00 denarë |
BANKA E PRANUESIT: | Stopanksa Banka SHA – Shkup |
LLOGARIA: | 200002007041251 |
BANKA E PRANUESIT: | NLB Banka SHA-Shkup |
LLOGARIA: | 210065288480132 |
BANKA E PRANUESIT: | Halk Banka SHA-Shkup |
LLOGARIA: | 270065288480139 |
AFATI PËRFUNDIMTAR I PARASHTRIMIT TË APLIKIMEVE (ME DOKUMENTACIONIN E PLOTË TË NEVOJSHËM ) ËSHTË 10.3.2023 NË ORËN 14:00
[1] Nëse kërkesa paraqitet në mënyrë elektronike, e njëjta e nënshkruar nga personi, së bashku me të gjitha dokumentet e bashkangjitura (së bashku me noterizimet e duhura), dorëzohet e skanuar me ngjyra (në dokumentin pdf).
[2] Nëse emri dhe mbiemri i Diplomës / Vërtetimit nuk është identik me atë të deklaruar në letërnjoftimin, përkatësisht në Kërkesë, është e nevojshme që personi t’i bashkëngjisë Kërkesës një certifikatë martese, përkatësisht një aktvendim për të ndryshuar emrin respektivisht mbiemrin.
[3] Nëse kandidati ka përfunduar arsimin e tij/të saj jashtë vendit, është e nevojshme të dorëzojë Diplomë/ Vërtetim të arsimit të lartë të përfunduar të lëshuar nga një institucion arsimor i akredituar jashtë vendit së bashku me një dokument për njohjen e kualifikimit të universitetit të huaj të lëshuar nga një institucion kompetent në Republikën e Maqedonisë së Veriut.