Vlera dhe numri i policave të shitura të sigurimit të pronave është rritur vazhdimisht për pesë vjet radhazi. Vitin e kaluar, në kushtet e pandemisë shëndetësore, sigurimi i pronës u rrit në familje, në kompani, tek fermerët dhe në sektorin publik. Shitjet totale të policave të sigurimit të pronës vjet e tejkaluan vlerën prej 30 milionë eurosh dhe pati rritje prej 5 për qind
Shoqëritë e sigurimeve (gjithsej 11 shoqëri që shesin polica të sigurimit të pasurisë) vitin e kaluar u paguan gjithsej 10.2 milionë euro dëmshpërblime (dëme të paguara bruto) policëmbajtësve të tyre, që është 30 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Për dëme nga zjarret dhe katastrofat e tjera natyrore vjet janë rimbursuar 191 milionë denarë (3.1 milionë euro), ndërsa për sigurimet e tjera të pronës policëmbajtësit kanë marrë 439 milionë denarë (7.1 milionë euro).
Shitjet totale (primi i shkruar bruto) të policave të sigurimit të pronës vitin e kaluar arritën në 1.86 miliardë denarë (30.26 milionë euro), tregojnë të dhënat zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Vlera e policave të sigurimit që siguruesit blenë vitin e kaluar u rrit me 5 për qind (1.43 milionë euro) krahasuar me vitin 2019.
Rrritje ka pasur gjithashtu edhe numri i llidhjes së policave të sigurimit të pronës tek persona fizikë dhe persona juridikë. Numri i përgjithshëm i policave të sigurimeve të pronës në vitin 2020 është 135,223, që është 4 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë.Vitin e kaluar, qytetarët investuan gjithsej 507.4 milionë denarë (8.25 milionë euro) në policat e sigurimit, ndërsa kompanitë private dhe institucionet shtetërore paguan 1.35 miliardë denarë (22.01 milionë euro). Pjesëmarrjen më të madhe në vlerën e përgjithshme të sigurimeve vitin e kaluar e kanë sigurimi i ndërtesës dhe përmbajtja e tyre (13.3 milion euro) dhe sigurimi bujqësor (7.84 milionë euro).
Kështu, sigurimi i pronës (përveç zjarrit dhe katastrofave të tjera natyrore) u rrit me 7 për qind në krahasim me vitin 2019 dhe tejkaloi 1.09 miliardë denarë (17.76 milionë euro), e cila është kryesisht për shkak të zgjerimit të ndërtimit në zonat urbane. Ekziston një rritje prej 2 për qind në shitjen e sigurimeve nga zjarri dhe nga fatkeqësitë e tjera natyrore të cilat arritën në 768.2 milionë denarë (12.5 milionë euro).
Të gjitha të dhënat janë të aksesueshme në linkun e mëposhtëm https://aso.mk/preliminarni-podatoczi-bruto-polisirana-premija-bruto-isplateni-shteti/
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i themeluar në vitin 2009, i cili rregullon tregun e sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruarr ose policëmbajtësve dhe zhvillimin e perceptimit të rëndësisë së sigurimeve.