Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia  e Mbikëqyrjes të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional dhe Banka Popullore, në bashkëpunim me shoqatat dhe institucionet nga sektori privat dhe ai civil që janë aktive në fushën e edukimit financiar, në periudhën prej dates 16 deri më 22 mars të vitit 2026, për të 14-in vit radhazi do ta shënojnë Javën Globale të Parasë.

Tema së cilës i kushtohet Java Globale e Parasë sivjet është: “Biseda për menaxhim të mençur të parave” (Smart money talks).

Në kuadër të shënimit të Javës Globale të Parasë, Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve do të realizojë aktivitete edukative të orientuara drejt rritjes së edukimit financiar tek të rinjtë. Fokus i veçantë i kushtohet rolit të sigurimit si instrument i rëndësishëm për mbrojtje financiare dhe menaxhim të rreziqeve. Përmes prezantimeve edukative dhe takimeve interaktive me nxënës, shpjegohet rëndësia e sigurimit, të drejtat e të siguruarve dhe rëndësia e përdorimit të informuar të shërbimeve financiare.

Gjatë javës, AMS-ja do të ndajë edhe publikime edukative në rrjetet sociale me informacione praktike dhe këshilla që lidhen me sigurimin, menaxhimin e rreziqeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Na ndiqni në : www.aso.mk, www.edukacija.aso.mk  dhe në rrjetet sociale: facebook, linkedin   dhe instagram.

Me këto aktivitete, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve e nxit zhvillimin e gjeneratave dhe qytetarëve financiarisht të përgjegjshëm dhe e forcon besimin në sistemin e sigurimeve.