Studimi i Antonio Kërstanoskit, student i Katedrës të Sigurimeve në Fakultetin e Ohrit, ndër të tjera trajton ndikimin e krizës së koronës në përqendrimin e biznesit të sigurimeve në 28 vende të Evropës Lindore. Për të 13-tin vit radhazi, në ditën e sigurimeve, AMS-ja ka akorduar një çmim në mjete monetare prej 80.000 denarësh për një shkencëtar-studiues të ri. Hulumtimi i Kërstanoskit këtë vit është përzgjedhur në një konkurs prej shtatë punimesh investigative.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ për një shkencëtar të ri në një temë në fushën e menaxhimit të rrezikut në sigurime. Çmimin shkencëtarit të ri Antonio Kërstanoski, student në Fakultetin e Turizmit dhe Hotelierisë – Ohër, dega e sigurimeve, ia akordoi Prof. Dr. Kërste Shajnoski, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së. Pllaketa Kërstanoskit iu nda me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Sigurimeve – 1 Nëntori, ndërsa për veprën fituese është paraparë një çmim vjetor prej 80.000 denarësh.
Punimi i autorit Antonio Kërstanoski “Trendet në përqendrimin e tregjeve të sigurimeve në Evropën Lindore” shqyrton trendet e përqendrimit të tregjeve të sigurimeve në Evropën Lindore nga viti 2010 deri në vitin 2020. Analiza përfshin 28 shtete nga Evropa Lindore, ndërsa në analizë është përfshirë edhe tregu maqedonas i sigurimeve.
Analizat e bashkangjitura në këtë punim tregojnë se përqendrimi i tregjeve të sigurimeve në Evropën Lindore ulet ndjeshëm në periudhën para dhe pas futjes së rregullores së re Aftësia Paguese 2, ndërsa në periudha krize ekonomike dhe shëndetësore rritet përqendrimi i tregut, gjë që tregon se më shumë tregjet e përqendruara janë më të qëndrueshme në periudha pasigurie për shkak të elasticitetit të kompanive më të mëdha. Gjithashtu, zhvillimi më i madh ekonomik dhe normativizimi më i mirë shoqërohen me tregje më konkurruese të sigurimeve.
Në pjesën përmbyllëse, autori thekson se tregjet e sigurimeve në Evropën Lindore karakterizohen nga një diversitet i konsiderueshëm për sa i përket efikasitetit dhe strukturës së sektorëve kombëtarë të sigurimeve dhe kanë disa specifika. Së fundi, ai konkludon se sektorët e sigurimeve më të përqendruara performojnë më mirë në kohë krizash, ndërsa në kohën e mungesës së krizave sektorët më pak të përqendruar janë më të favorshëm.
Qëllimi i konkursit është që të shërbejë si stimul për zhvillimin e mendimit shkencor dhe prodhimin e punimeve në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimit në Maqedoni, si dhe afirmimin e kuadrove të reja dhe profesionale.