AMS-ja shpërbleu dhe vlerësoi mbi 30 nxënës nga dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme në të gjithë vendin dhe kështu i filloi aktivitetet e saj edukative me rastin e ditëve të edukimit financiar të organizuar nga të gjithë rregullatorët e tregut financiar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) shpërbleu nëntë nxënës dhe ndau fletëlavdërime për 27 nxënës të tjerë të shkollave fillore dhe të mesme të cilët krijuan vizatime, poezi dhe ese me tema që lidhen me perceptimin e sigurimeve. Me këtë eveniment AMS-ja i filloi aktivitetet me rastin e javës së edukimit financiar dhe njëkohësisht realizoi me sukses jubileun, gjegjësisht vitin e dhjetë të mbajtjes së Konkursit për përzgjedhjen e temave me rastin e 1 Nëntorit – Ditës së Sigurimeve.
Në temat “Sigurimet më mbrojnë nga rreziqet”, “Investimi im – Polica e Sigurimit” dhe “Sigurimi është siguria ime financiare”, këtë vit në adresë të AMS-së arritën mbi 80 punime nga nxënës të klasave të ndryshme dhe nga dhjetëra qytete dhe vendbanime në të gjithë vendin.
Me këtë rast, Kërste Shajnoski, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, ndau çmime dhe mirënjohje për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
Shajnoski shprehu falënderime për të gjitha punimet e dorëzuara dhe u tha fëmijëve se tani janë partnerë të AMS-së në përhapjen e edukimit financiar dhe në aktivitetet për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e sigurimeve si për individët ashtu edhe për mbarë shoqërinë.
Me këtë evenimet, AMS-ja i filloi aktivitetet për shënimin e ditëve të edukimit financiar të organizuara nga të gjitha organet rregullatore në fushën e financave (Banka Kombëtare, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve – AMS dhe Agjencia e Mbikëqyrjes të Financimit Kapital të Sigurimit Pensiona).
Në kuadër të aktiviteteve të saj që nga fillimi i muajit nëntor, AMS-ja ka vizituar disa shkolla në të cilat përmes formave përkatëse do të edukojë nxënësit për kuptimin e sigurimeve, ka marrë pjesë në një emision edukativ televiziv, si dhe do të publikojë përmbajtje në rrjetet sociale me një komponent edukativ për atributet e produketeve të sigurimeve dhe për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.