Procesverbal i seancës së 30-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 4 dhjetor të vitit 2024;
Vendim lidhur me mosrakordimin e Shoqërisë të Sigurimeve UNIKA LAJF SHA dhe miratimin e aktvendimit për shqiptimin e masave shtesë;
Vendim për ndryshimin e Vendimit për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë të Sigurimeve Euroins Osiguruvanje SHA Shkup me nr. 08-791/1 me datë 20.11.2024.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) në kuadër të aktiviteteve të saj të vazhdueshme për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën dhe rëndësinë e edukimit financiar për sigurimet tek të rinjtë, edhe këtë vit ndau çmime për nxënësit me krijimet më kreative që pasqyrojnë rëndësinë e sigurimeve.
Me këtë rast, sot në AMS ishin të ftuar nxënës të shkollave të mesme të cilët ishin autorë të eseve me mesazhet më kreative që pasqyrojnë rëndësinë e sigurimeve. Në punëtorinë, të kushtuar rëndësisë së edukimit financiar në fushën e sigurimeve, diskutuam me ta dhe mësuesit e tyre për përvojën e tyre dhe nevojën për sigurimet, si dhe përfshirjen e sigurimeve në procesin arsimor.
Shkëmbyem përvoja dhe ide për përmirësimin e efekteve të fushatave të edukimit financiar që AMS-ja I zhvillon rregullisht për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për sigurimet.
Gjithashtu me nxënësit, shumica e të cilëve do të jenë studentë të ardhshëm, diskutuam për planet e tyre të ardhshme dhe perspektivat që ofron arsimi dhe punësimi në Maqedoni.
Me këtë event AMS-ja i përmbylli aktivitetet me rastin e “Ditëve të Edukimit Financiar”, dhe njëkohësisht realizoi me sukses edhe Konkursin e 13-të radhazi për përzgjedhjen e punimeve me rastin e 1 Nëntorit – Ditës së Sigurimeve. Në temat “Sigurimi më mbron nga rreziqet”, “Investimi im – polica e sigurimit” dhe “Jeta është plot surpriza, sigurimi është siguria ime financiare” këtë vit për Konkursin në AMS, janë dorëzuar 150 punime, në kategoritë vizatim, poezi dhe ese, nga nxënës të moshës 6 deri në 17 vjeç nga dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme nga disa qytete dhe vendbanime në mbarë vendin.
Në konkurs, çmime apo shpërblime morën gjithsej 9 punime (tre çmime për ese, tre për poezi dhe tre për vizatim), si dhe u ndanë 44 fletëlavdërime për nxënës të talentuar. U ndanë edhe 32 certifikata mirënjohjeje për mësuesit mentorë të nxënësve.
Në kuadër të aktiviteteve të saj me rastin e Ditëve të Edukimit Financiar në nëntor, AMS-ja viziton shkolla ku përmes formave të përshtatshme të komunikimit interaktiv edukon nxënësit për rëndësinë e sigurimeve, merr pjesë në një emision edukativ televiziv dhe publikon përmbajtje në rrjetet sociale me një komponent të fortë edukues për atributet e produkteve të sigurimit dhe për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve.
AMS-ja ofron mundësi për vizita edukative dhe leksione interaktive për të gjitha shkollat me tema nga fusha e edukimit financiar në sigurime. Të dhënat gjenden në faqen e internetit të AMS-së.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen e popullatës.
Procesverbali i seancës së 29-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 20 nëntor të vitit 2024;
Plani i Punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2025.
Vendim për miratimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2025;
Vendim për financimin e përkohshëm të veprimtarisë së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve në vitin 2025;
Vendim për themelimin e Komisionit për inventarizimin e fondeve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve me bilancin e 31 dhjetorit të vitit 2024;
Manuali i Punës të Komisionit për Inventarizimin e fondeve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, me bilancin e 31 dhjetorit të vitit 2024.
Vendim për mosrakordimin e Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve ZOIL MAKEDONIA, Manastir;
Kërkesë për marrjen e dakordësimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të organit drejtues në SHS ZOIL MAKEDONIA SHA Manastir për personin Nikolla Gacoski dhe sjellja e Aktvendimit.
Procesverbali i seancës së 28-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 11 nëntor të vitit 2024;
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve VINER LAJF – VIENA INSHURENS GRUP SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve VINER LAJF – VIENA INSHURENS GRUP SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve të Jetës UNIKA LAJF SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve të Jetës UNIKA LAJF SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve UNIKA SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve UNIKA SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve SAVA Osiguruvanje SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve SAVA Osiguruvanje SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Kroacija Osiguruvanje SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Kroacija Osiguruvanje SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Grupacionit Kombëtar të Sigurimeve SHA Osiguritelna Polisa,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Grupacionit Kombëtar të Sigurimeve SHA Osiguritelna Polisa,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Kroacia Osiguruvanje – Jetë SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Kroacia Osiguruvanje – Jetë SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve TRIGLAV OSIGURUVANJE SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve TRIGLAV OSIGURUVANJE SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve të Jetës GRAVE SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve të Jetës GRAVE SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve GRAVE Jo-Jetë SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për shqiptimin e masave shtesë ndaj Shoqërisë së Sigurimeve GRAVE Jo-Jetë SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masave shtesë të mbikëqyrjes ndaj MAKEDONIJA Osiguruvanje SHA Shkup – Viena Inshurens Grup,
Aktvendimit për shqiptimin e masave shtesë ndaj MAKEDONIJA Osiguruvanje SHA Shkup – Viena Inshurens Grup,
Vendim për shqiptimin e masës mbikëqyrëse kundrejt Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime MEGA BROKER SHA Shkup,
Vendim për shqiptimin e masës mbikëqyrëse kundrejt Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime SN OSIGURITELEN BROKER SHA Manastir,
Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë kundrejt Shoqërisë të Brokerimit në Sigurime SN OSIGURITELEN BROKER SHA Manastir,
Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse kundrejt Shoqërisë të Sigurimeve Sava SHA Shkup,
Informacionit për gjendjen financiare, statistikat dhe realizimin financiar të shoqërive të sigurimeve në periudhën 1.1-30.9.2024.
Raport lidhur me provimin e zhvilluar për lëndën e dhjetë të Kurrikulës për ushtrimin e provimit profesional të kërkuar për marrjen e licencës për të punuar si aktuar i autorizuar (2023-2025) – SIGURIMI JO-JETË,
Vendim për shqiptimin e masës së mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve EUROINS OSIGURUVANJE SHA Shkup,
Aktvendim për shqiptimin e masës së mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve EUROINS OSIGURUVANJE SHA Shkup,
Ditët e Edukimit Financiar organizohen tradicionalisht çdo vit nga të gjitha organet rregullatore në fushën e financave: Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), Banka Kombëtare, Komisioni i Letrave me Vlerë (KLV) dhe Agjencia e Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS).
AMS-ja ka një rol qendror në forcimin e edukimit financiar, përfshirjes financiare dhe mbrojtjes së të siguruarve. Këto tre aspekte janë vendimtare për zhvillimin e një tregu sigurimesh të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm. Dhe nëpërmjet tyre synojmë të arrijmë rritjen e besimit të qytetarëve në sektorin e sigurimeve dhe në sigurinë e tyre financiare.
Për Ju të nderuar lexues, qytetarë, të siguruar aktualë dhe potencialë, me rastin e Ditëve të Edikimit Financiar këtë vit, kemi përgatitur përmbajtje të shumta dhe të pasura edukative që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni njohuritë tuaja për sigurimet.
Sigurimi nuk është shpenzim, sigurimi është një domosdoshmëri që ofron siguri financiare dhe mirëqenie materiale për ju dhe të dashurit tuaj. Prandaj, përmes përmbajtjeve edukative dhe lehtësisht të kuptueshme, mësoni pse është i rëndësishëm sigurimi.
Gjatë “Ditëve të Edukimit Financiare”, ne do të ndajmë një sërë përmbajtjesh edukative dhe informuese që do të kontribuojnë në forcimin e ndërgjegjësimit për nevojën për sigurimin, të drejtat tuaja si të siguruar dhe si të përzgjidhni sigurimin sipas nevojave tuaja.
Me iniciativën e AMS-së, në këtë event janë përfshirë në mënyrë aktive dhe masive subjektet nga industria e sigurimeve, pra shoqëritë e sigurimeve dhe shoqëritë e ndërmjetësimit të sigurimeve.
Prandaj, të nderuar policëmbajtës, kjo është arsyeja pse ne ju kujtojmë gjithmonë të edukoheni! Ne jemi këtu për ju dhe në platformën tonë të internetit www.edukacija.aso.mk ka gjithmonë përmbajtje të dobishme dhe të disponueshme për publikun që do të thellojnë njohuritë tuaja për atë lloj sigurimi që ju nevojitet dhe çfarë duhet të dini para se të blini një shërbim sigurimi.
Në të njëjtën kohë, ne si rregullator i tregut të sigurimeve, i cili kujdeset për mbrojtjen e të drejtave tuaja, përmes edukimit, jemi gjithmonë këtu për pyetjet tuaja në lidhje me sigurimet në adresën e emailit contact@aso.mk
Urdhëroni, inkuadrohuni dhe zgjeroni njohuritë tuaja të sigurimit.
Mos harroni të na ndiqni në profilet e AMS-së në Facebook, Instagram dhe LinkedIn.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.