“Çdo i ri, që fillon karrierën e tij, duhet të mendojë për sigurimin e sigurisë financiare në të ardhmen. Një policë sigurimi jete është një mundësi e shkëlqyer për sigurim kundër ngjarjeve fatkeqe apo aksidentale dhe për kursime. Përmes kësaj forme kursimi, të rinjtë kontribuojnë në mënyrë aktive në stabilitetin e tyre financiar personal dhe familjar në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, përmes këtij bashkëveprimi, ata kontribuojnë në mënyrë aktive në rritjen e njohurive financiare dhe përfshirjes financiare të populates”, tha Eli Drakulovska, Kryetare e Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) në panelin të organizuar nga studentët në Universitetin Shtetëror të Shkupit “Shën Cirili dhe Metodi” (UKIM).
Si pjesë e iniciativës së Asamblesë Studentore të Universitetit dhe me rastin e “Javës Globale të Parasë 2025”, dje në Shkup u mbajt një panel diskutimi me temën “Si e formon dituria financiare të ardhmen tuaj”.
Përveç Drakulovskës, në këtë ngjarje morën pjesë edhe Anita Angelovska – Bezhoska, Guvernatorja e Bankës Popullore, Gordana Dimitrievska – Koçoska, Ministrja e Financave, Profesor Kiril Jovanovski, Komisioner i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Darko Sazdov, anëtar i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS (mbikëqyrës i financimit kapital të sigurimit pensional).
Në fjalimin e saj drejtuar studentëve rreth rëndësisë së sigurimit të jetës në stabilitetin financiar afatgjatë të secilit person dhe familjes së tij, Drakulovska theksoi:
Duke pasur parasysh ndryshimet në botën në të cilën jetojmë, është jashtëzakonisht e rëndësishme, që në fazat më të hershme të karrierës së çdo të riu, të njohë në mënyrë të vetëdijshme nevojën, ose më saktë realitetin, se ata janë përgjegjës ndaj vetes për të siguruar sigurinë e tyre financiare, si dhe sigurinë e familjes së tyre. Në momentin kur fillojmë karrierën tonë, duhet të mendojmë për të ardhmen, domethënë të investojmë një pjesë të të ardhurave tona në sigurimin e një standardi të qëndrueshëm jetese në periudhën e mëvonshme të jetës. Mund të mos jetë e lehtë për një të ri të mendojë për të ardhmen “e largët” në fillim të karrierës së tij, por ju kujtojmë se nuk është kurrë shumë herët për të filluar të investoni në sigurinë financiare.
Përfaqësuesit e rregullatorëve financiarë trajtuan gjithashtu rëndësinë e njohurive financiare, nevojën për proaktivitet, veçanërisht tek popullata e re, si dhe masat dhe aktivitetet që këto institucione po ndërmarrin për të nxitur ndërgjegjësimin për nevojën e edukimit financiar.