Lista e kandidatëve të regjistruar për dhënien e provimit profesional për broker sigurimesh nga data 24.06.2026 nga ora 13:00 deri në orën 15:00
Lista e kandidatëve të regjistruar për dhënien e provimit profesional për broker sigurimesh nga data 24.06.2026 nga ora 13:00 deri në orën 15:00
Seancë e mbajtur më 5 qershor 2026
- Procesverbali i seancës së 11-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, të mbajtur më 26.05.2026;
- Raporti Vjetor i Punës së AM-së për vitin 2025;
- Strategjia për menaxhimin me rreziqet në AMS-së për periudhën nga viti 2026-2030;
- Raporti Vjetor i Auditimit të Brendshëm për vitin 2025.
- Raporti Financiar për vitin 2025 me raport të auditimit;
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit për anëtar të organit drejtus në SHS ZOIL SHA Manastir për personin Aleksandar Anevski;
- Vendim për realizimin e trajnimit dhe provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes të punës si aktuar i autorizuar në periudhën 2026-2028;
- Vendim për përcaktimin e kompensimit monetar për edukatorët e anazhuar për realizimin e trajnimit dhe provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes të punës si aktuar i autorizuar;
Me vizitën edukative në shkollën fillore në Ohër, AMS-ja përfundoi me sukses fushatën – Maji, muaji i edukimit financiar
Si pjesë e aktiviteteve për të shënuar muajin e edukimit financiar, u realizua një vizitë edukative në shkollën fillore “Naum Ohridski” Peshtani, Ohër. Përmes një prezantimi dhe diskutimi interaktiv, nxënësit u njohën me konceptet themelore të sigurimit, rëndësinë e tij si mekanizëm për mbrojtje nga rreziqet dhe përfitimet që ofron për qytetarët dhe shoqërinë. Theks i veçantë u vu në rolin e AMS-së në sigurimin e një tregu të qëndrueshëm, të sigurt dhe transparent të sigurimeve, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të siguruarve.
Ky aktivitet është një ngjarje përfundimtare në kuadër të fushatës mujore për edukim financiar, qëllimi i së cilës ishte të kontribuonte në rritjen e nivelit të edukimit financiar me fokus në rritjen e kulturës së sigurimeve tek të rinjtë.
Të rinjtë mësojnë rreth sigurimeve dhe përgjegjësisë financiare
ASO mbajti një punëtori edukative për nxënësit e klasës së 7-të dhe 9-të në Shkollën Fillore “Goce Delçev” në Demir Hisar, kushtuar bazave të sigurimeve dhe rolit të AMS-së si rregullator.
Përmes një qasje interaktive dhe të përshtatshme për moshën e tyre, nxënësit patën mundësinë të mësonin se si sigurimet ndihmojnë në jetën e përditshme dhe pse është e rëndësishme të jesh financiarisht i përgjegjshëm që në moshë të re.




