KONKURS TË BRENDSHËM PUNËSIMI Nr.3/2026 për plotësimin e vendeve të punës me ngritje në detyrë në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve

 

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve shpall Konkurs të brendshëm punësimi për ngritje në detyrë të 1(një) nëpunësi administrativ për këtë vend pune:

 

  1. АСО 01 01 B02 006 Bashkëpunëtor të lartë për çështje aktuaristike dhe statistike Drejtorinë e çështjeve të aktuaristikës dhe statistikës, Shërbimi profesional i mbikëqyrjes – 1 ekzekutes.

 

Kushtet e veçanta

– niveli i kualifikimeve VI A sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve dhe të paktën  240 kredite sipas EKTS ose shkallës së përfunduar arsimore VII/1, Shkenca shqërore – Ekonomi dhe Biznes.

 

–   Për nivelin B2 të paktën dy vjet përvojë pune në profesion.

 

Kompetenca të përgjithshme të punës në nivelin  mesatar

 

  • zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve për çështje të fushëveprimit
  • mësim dhe zhvillim
  • komunikim
  • arritjen e rezultateve
  • punë me të tjerët/punë në ekip,
  • vetëdijësim strategjik
  • orientim ndaj palëve/palëve të përfshira

dhe

  • menaxhim financiar.

Kompetencat e veçanta të punës:

 

– njohuri aktive të njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht),

  • njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë.

 

Kërkesa të tjera të veçanta:

 

– certifikatë për dhënien e provimit profesional të kërkuar për të marrë licencë për të punuar si aktuar i çertifikuar

Orari i kohëzgjatjes së punës

 

Java e punës zgjat 5 ditë pune (nga e hëna në të premte), kohëzgjatja e plotë e punës është 40 orë në javë, respektivisht 8 orë në ditë me fillimin e orarit ditor të punës në periudhën nga 7:30 deri në 08:30 dhe përfundimin e orarit të punës në periudhën nga 15:30 deri në 16:30. Punët dhe detyrat e punës do të kryhen nga i punësuari në ambientet afariste të punëdhënësit.

 

Vlera e pagës bazë neto për vendin e punës nga pika 1 i këtij Konkursi është 61.781,00 denarë.

 

Në konkursin e brendshëm të punësimit mund të aplikojë nëpunësi administrativ, i punësuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, i cili i plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për plotësimin e vendit të punës të përcaktuar për nivelin përkatës nga Marrëveshja Kolektive e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Rregullores për Sistematizimin e Vendeve të Punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, si dhe:

  • të jetë vlerësuar me vlerësimin “spikat veçanërisht” ose “spikat” gjatë vlerësimit të fundit;
  • të jetë në vendin e punës në një nivel më të ulët ose të jetë në vendin e punës brenda të njëjtës kategori me vendin e punës për të cilin është shpallur konkursi i brendshëm i punësimit;
  • të ketë kaluar të paktën dy vjet në vendin aktual të punës; dhe,
  • të mos ketë marrë asnjë masë disiplinore në vitin e fundit para shpalljes së konkursit të brendshëm të punësimit.

Kandidatët për vendin e punës me numrat rendorë 1 të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme si dëshmi për plotësimin e kushteve të përgjithshme:

 

– Vërtetim të shtetësisë (kopje);

– Diplomë ose vërtetim për shkallën e arsimit të përfunduar;

– Vërtetim se ka aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;

– Certifikatë për dhënien e provimit profesional të kërkuar për të marrë licencë për të punuar si aktuar i çertifikuar

– Vërtetim se kandidati nuk është dënuar për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës.

     

Kandidatët, përveç dëshmive për plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta, mund t’i bashkëngjisin aplikimit edhe dëshmitë e mëposhtme në formë të shkruar:

 

– certifikata për trajnime të kryera me sukses dhe/ose,

– certifikata për mentorim të suksesshëm (si mentor ose punonjës i mentoruar i Agjencisë).

 

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 5 (pesë) ditë, duke llogaritur një ditë pas shpalljes së konkursit (duke mos llogaritur ditën e publikimit).

 

Nëpunësit administrativë të interesuar dorëzojnë në arkivin e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve Kërkesën e plotësuar dhe dëshmi për të dhënat që përmban kërkesa, me shënimin “për konkursin e brendshëm të punësimit”.

 

Aplikimi jo në kohën e duhur, i paplotë dhe i pakompletuar nuk do të merret parasysh.

 

Në kërkesë/aplikacion, kandidatët janë të detyruar nën përgjegjësi të plotë materiale dhe penale të konfirmojnë se të dhënat në aplikacion janë të sakta dhe provat e paraqitura janë njësh me origjinalin.

Procedura do të zbatohet nga Komisioni Përzgjedhës për Ngritje në Detyrë të formuar nga ana e Kryetarit të Këshillit të Ekspertëve.

 

SHËNIM: Kandidati i cili plotëson të dhëna të rreme në kërkesë ose nëse konstatohet se ka shënuar të dhëna të rreme, do të skualifikohet nga procedurat e mëtejshme për këtë konkurs.

 

KONKURS TË BRENDSHËM PUNËSIMI Nr.3/2026

Kërkesë për aplikim – dygjuhëshe