Vizitë pune e realizuar me përfaqësuesit e Rregullatorit të Tregut Financiar Austriak
Më 5/17/2017, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve organizoi një punëtori me përfaqësues të Rregullatorit të Tregut Financiar Austriak (FMA) dhe Shoqatës Austriake të Sigurimeve (VVO), në të cilën morën pjesë anëtarët e organeve drejtuese të shoqërive të sigurimit.
Kjo punëtori synonte t’u mundësojë pjesëmarrësve të njihen me sfidat e reja në rregulloren e sigurimeve në Bashkimin Evropian. Ka kaluar një periudhë prej 18 muajsh nga implementimi i Direktivës së Solvencës 2 në Shtetet Anëtare të BE-së.
Kjo punëtori ishte një mundësi e mirë që të këmbehet përvoja e implementimit të Shtyllës 2 që trajton qeverisjen e korporatave. Më tej, u diskutua edhe për sfidat nga implementimi në vijim i Direktivës së ndërmjetësimit të sigurimeve (IMD) dhe Rregullores për shitjen e Pakove të Produkteve të Investimit për shitje me pakicë (PRIPs) e cila paraqet temë aktuale.
Përfaqësuesit e Shoqatës Austriake të Sigurimeve (VVO) dhe Rregullatorit të Tregut Financiar Austriak (FMA), më 6 korrik në hapësirat e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, realizuan një prezantim për punonjësit e Agjencisë. Prezantimi trajtoi sfidat e rregulloreve, projekteve dhe trendeve aktuale evropiane. Poashtu u realizua një prezantim për rëndësinë e qeverisjes korporative si një pjesë e rëndësishme e krijimit të një sistemi efektiv të mbikëqyrjes së sigurimeve.