Projekt-Rregullore për debat publik
- Projekt – Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për dokumentacionin e nevojshëm dhe mënyrën e dakordimit të pjesëmarrjes së kualifikuar në shoqërinë e sigurimeve, shoqërinë e brokerimit në siguri
- Projekt – Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën, procedurën dhe dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e dakordimit
- Projekt- Rregullore për mënyrën dhe procedurën e zbatimit të vlerësimit të përshtatshmërisë së anëtarit të autoritetit mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimeve dhe raportimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimev
Përmbajtje e propozuar për rregulloret e sigurimit të jetës
Të nderuar,
Në bazë të nenit 158-b paragrafit (1) pika 4 dhe nenit 158-g pika (1) dhe në lidhje me nenin 94 të Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/02, 84/ 02, 98/02, 33/04, 88/05, 79/07, 08/08, 88/08, 56/09, 67/10, 44/11, 88/13, 43/14, 12/14, 153/15, 192/15, 23/16, 83/2018 198/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19 dhe 31/20), AMS-ja ka përgatitur Propozim për përmbajtjen e rregullores për sigurimin e jetës në lidhje me pjesëmarrjen në fondet e investimit kur i siguruari merr përsipër rrezikun e investimit.
Kjo rregullore përcakton bazën për ushtrimin e sigurimit të jetës në lidhje me pjesëmarrjet/aksionet në fondet e investimit kur i siguruari merr përsipër rrezikun e investimit në lidhje me ndryshimin e vlerës së kuponëve të investimit ose letrave të tjera me vlerë të fondeve investuese në përputhje me nenin 5 paragrafi (1) pika 21) e Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve.
Afati për dorëzimin e komenteve dhe vërejtjeve për përmbajtjen e propozuar të kësaj rregulloreje është deri më 21 prill 2021 (e mërkurë), në adresën elektronike contact@aso.mk
Faleminderit për bashkëpunimin,
Me respekt,
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve
PËRMES PLATFORMËS WEBEX, U REALIZUA SEMINAR ME PËRFAQËSUES NGA INDUSTRIA E SIGURIMEVE
Të nderuar,
Në bazë të nenit 158-b paragrafi (1) pika 4) të Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/02, 84/02, 98/02, 33/04, 88/05, 79/ 07, 8/08, 88/08, 56/09, 67/10, 44/11, 112/11, 7/12, 30/12, 45/12, 60/12, 64/12, 23/ 13, 188/13, 43/14, 112/14, 153/15, 192/15, 23/16, 83/18 dhe 198/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19 dhe 31/2020 (në tekstin që vijon: Ligji), “Agjencia, në kuadër të kompetencave të saj, miraton akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji dhe ligjeve të tjera në juridiksionin e saj dhe akte të tjera në drejtim të përcaktimit të kushteve, metodave dhe procedurave për zbatimin e mbikëqyrjes”.
Lidhur me këtë, Ju informojmë se Agjencia ka përgatitur Propozim për përmbajtjen e një Rregulloreje të re për standardet minimale për llogaritjen e provigjoneve teknike, e cila duhet të zëvendësojë Rregulloren për standardet minimale për llogaritjen e provigjoneve teknike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 187/2013 ).
Më datë 10.12.2020, Agjencia do të organizojë një seminar njëditor duke filluar nga ora 09:00, përmes platformës Webex. Për këtë qëllim, ju duhet të emëroni të paktën një person, dhe më së shumti dy persona, të cilët do të marrin pjesë në seminar. Shoqëritë e sigurimit që kanë pupunësuar/angazhuar më shumë se një aktuar të autorizuar mund të emërojnë të gjithë aktuarët e autorizuar më së shumti një person tjetër të punësuar/emëruar në shoqërinë e sigurimit. Për përgatitjet e seminarit, ju lutemi konfirmoni praninë e pjesëmarrësve dhe dërgoni adresën e tyre të emailit deri më 7.12.2020. Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën e mëposhtme të emailit: ivana.todorov@aso.mk
Në e-mailin Tuaj do të dërgojmë link për pjesëmarrje në seminar.
Për të rritur efikasitetin e punës gjatë seminarit, rekomandojmë që të gjitha shoqëritë e sigurimit në komunikim të ndërsjellë, ku është e mundur, të konsolidojnë paraprakisht vërejtjet/pyetjet. Gjithashtu theksojmë se për të arritur efikasitetin maksimal të punës gjatë punëtorisë, komentet dhe sugjerimet duhet të motivohen vetëm nga qëllimi për të cilin është sjellë Rregullorja.
Ju lutemi rishikoni me kujdes Rregulloren dhe Arsyetimin për arsyet, efektet dhe qëllimin e miratimit të Rregullores së re si dhe pritjet e Agjencisë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Rregullores që normativizon të njëjtën çështje.
Faleminderit për bashkëpunimin,
Me respekt,
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve