Mbrojtja e sinjalizuesve
Denoncimi i mbrojtur në pikpamje të Ligjit për Mbrojtjen e Denoncuesve/Sinjalizuesve përkufizohet si një raport i cili, në përputhje me këtë ligj, përcjell një dyshim ose informacion një krim apo veprim tjetër i paligjshëm ose i palejueshëm është kryer, po kryhet ose ka të ngjarë të kryhet, me të cilin dëmtohet ose kërcënohet interesi publik.
Interesi publik përkufizohet si mbrojtja e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit të njohura me të drejtën ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, parandalimi i rreziqeve për shëndetin, mbrojtjen dhe sigurinë, mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, mbrojtjen e lirisë së pronës dhe tregut dhe sipërmarrjes, sundimit të ligjit dhe parandalimit të krimit dhe korrupsionit.
Denoncimi i mbrojtur
Denoncimi i mbrojtur bëhet si raportim i brendshëm i mbrojtur, raportim/denoncim i jashtëm i mbrojtur ose raportim publik i mbrojtur, në përputhje me nenet 4, 5 dhe 6 të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, me qëllim të mirë dhe me dyshime të arsyeshëm për vërtetësinë e informacionit në përmbajtjen e raportit në momentin e raportimit.
Denoncuesi bën një raportim të brendshëm të mbrojtur në institucion, pra për personin juridik, ku ka dyshime ose dijeni se është kryer, po kryhet ose do të kryhet një vepër penale, ose sjellje të tjera të paligjshme ose të palejueshme që dëmton ose kërcënon interesin publik. Aplikanti mund të raportojë edhe jashtë institucionit, përkatësisht për personin juridik për të cilin është bërë denoncimi, dhe në të njëjtën kohë ky denoncim mund të konsiderohet si raportim/denoncim i jashtëm i mbrojtur, por vetëm në kushtet e përcaktuara me ligj.
Institucionet përgjegjëse për raportimin/denoncimin e jashtëm janë:
Ministria e Punëve të Brendshme,
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit,
Avokati i Popullit dhe
Prokuroria Publike.
Sinjalizuesi nuk është i detyruar ta vërtetojë qëllimin e mirë dhe vërtetësinë e raportit.
Denoncuesit i sigurohet mbrojtje në përputhje me ligjin dhe i garantohet anonimiteti dhe konfidencialiteti në masën dhe deri në momentin që ai e kërkon. E drejta e anonimitetit mund të kufizohet me vendim gjykate, për të cilin sinjalizuesi njoftohet menjëherë.
Kategoritë e personave që mund të quhen si sinjalizues
Kategoritë e personave që mund të paraqiten si sinjalizues janë: personi që ka një marrëdhënie pune me kohëzgjatje definitive ose të caktuar në institucion, pra personi juridik për të cilin raporton; kandidat për punësim, kandidat për vullnetar apo praktikant në institucion, pra personin juridik për të cilin aplikon; një person që është ose ka qenë vullnetar ose praktikant në institucion, pra në personin juridik për të cilin raporton; personi i cili në çfarëdo baze është punësuar ose është marrë për të ushtruar aktivitet nga institucioni, përkatësisht personi juridik për të cilin raporton; personi i cili në çfarëdo baze është në marrëdhënie pune ose ka qenë në marrëdhënie pune ose në një marrëdhënie tjetër bashkëpunimi me institucionin, përkatësisht personin juridik për të cilin raporton; personi që përdor ose ka përdorur shërbime në institucionin, pra personin juridik në sektorin publik dhe privat për të cilin raporton.
Personi i autorizuar për pranimin e denoncimeve nga sinjalizuesit
Ratka Celakovski
Tel: (02) 3245 060
e-mail: ukazuvaci@aso.mk
- Ligji për Sinjalizuesit
- Rregullore per denoncim t ë brendshëm të mbrojtur
- Rregullore per denoncim t ë jashtëm të mbrojtur
U miratua Strategjia e parë nacionale për edukatë financiare dhe inkluzion financiar
Kriza me Covid-19 çon drejt një kohe të transformimit të ekonomive tradicionale në ekonomi më të mençura, më të digjitalizuara, inkluzive dhe më të gjelbërta. Në kushte të tilla, kur fintek-u gjithnjë e më shumë është pjesë e realitetit tonë, nevoja për një nivel më të lartë të arsimimit financiar, si parakusht edhe për inkluzionin financiar, do të jetë edhe më e theksuar. Mirëpo, kjo nënkupton edhe nevojën për një aktivitet më të madh për mbrojtjen e konsumatorëve. Rregullatorët financiar të përgatitur i pritën këto sfida – ca vite më parë e filluan procesin e përgatitjes së Strategjisë së parë nacionale për edukatë financiare dhe inkluzion financiar,në kuadër të projektit pesëvjeçar pranë OECD-së (INFE-OECD). Sot, u bë miratimi dhe promovimi i Strategjisë. Ajo i referohet periudhës 2021-2025 dhe e tejkalon qëllimin e projektit në kornizat e së cilit parimisht ishte e përgatitur, ngase i referohet jo vetëm edukatës financiare, por edhe inkluzionit financiar, duke pasur parasysh kushtëzimin dhe ndërlidhshmërinë e tyre të ndërsjellë.
Strategjia për edukim financiar dhe inkluzion financiar e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Në eventin me rastin e miratimit të saj u drejtuan përfaqësues të të gjithë rregullatorëve financiar – guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ministri i financave, Fatmir Besimi, kryetari i Këshillit të eskeprtëve të Agjensionit për mbikëqyrjen e financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), Maksud Ali, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimeve, Krste Shajnoski dhe komisionari i Komisionit të letrave me vlerë (KLV), Kirill Jovanovski.
„Edukata financiare është edhe në bazën e stabilitetit financiar, në veçanti e shprehur pas krizës globale financiare të vitit 2008/2009, që në pjesën më të madhe ishte pasojë e rreziqeve të grumbulluara për shkak të vendimeve të këqija financiare. Mirëpo, procesi i edukatës financiare nuk mund të zhvillohet në mënyrë turbulente. Ai kërkon informata, drejtime, këshilla, por para së gjitha qasje të sistematizuar. Andaj nevojitet qasje e koordinuar në nivel nacional, respektivisht kornizë strategjike e cila e dallon rëndësinë e edukatës, mundëson inkluzion dhe koordinim të të gjitha palëve relevante dhe definon hartë të aktiviteteve për një arritje më efektive të qëllimeve. Kjo na çon drejt Strategjisë për edukatë financiare dhe inkluzion financiar, të cilën e miratuam sot. Qasja strategjike dhe sistematike ndaj çështjes së edukatës financiare është edhe më e rëndësishme në këtë kohë të re të revolucionit në sferën e shërbimeve financiare – FinTek.” – theksoi në fillim të adresimit të saj, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, pas çfarë edhe iu referua aktiviteteve të veçuara të parapara me Strategjinë.
Ajo ceku se për dizajnimin përkatës të Strategjisë, parakushti kryesor është vlerësimi i nivelit aktual të arsimimit financiar, për çfarë u inicua edhe matja e parë e nivelit të arsimimit financiar sipas metodologjisë së OECD-së, sipas së cilës popullata tek ne ka realizuar 56% të vlerës maksimale, që është e krahasueshme me vendet e rajonit, megjithatë krahasuar me vendet e zhvilluara potencon një hapësirë të konsiderueshme për përmirësim.
Ministri i financave Fatmir Besimi theksoi se Strategjia është e rëndësishme për dy arsye: së pari, sepse edukata dhe inkluzioni financiar janë bazë për stabilitetin e sistemit financiar, dhe e dyta, që të realizohen rezultate më të mira në këtë fushë, duhet që të veprohet SMART – respektivisht të vendosen qëllime të qarta, strategji e mirë dhe plan për realizim.
„Me një proces të koordinuar të edukatës financiare, i cili do ti përfshijë edhe institucionet edhe subjektet juridike të cilat mund të japin kontribut, afat-mesëm mund të arriten me të vërtetë rezultate më të mira në lidhje me edukimin financiar të popullsisë. Me këtë do të përmirësohet efektiviteti i pjesëmarrjes së tyre në sektorin financiar, ndërsa njëkohësisht edhe do të mbrohen si konsumatorë të cilët kanë më shumë dhe informata më të mira. Përmes përdorimit të përvojave të mira për avancimin e inkluzionit financiar, mund të lehtësohet qasja për një numër të kategorive. Rritja e inkluzionit financiar është me rëndësi të posaçme për ekonominë, ngase siguron qasje deri te kapitali, që tërheq investime dhe konsum, që rezulton me aktivitet të zmadhuar ekonomik.” – theksoi ministri i financave, Besimi.
Ministri theksoi se nga aspekti i përmirësimit të qasjes deri te shërbimet financiare, së shpejti do të starton Fondi garantues përmes së cilit do të zbatohet skema shtetërore garantuese, e cila do të lehtësojë qasjen deri te kapitali për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Fondi, nga njëra anë, do të kontribuojë për ofrim të produkteve të reja në sistemin financiar me rrezik më të vogël për bankat dhe shtëpitë e kursimit, ndërsa nga ana tjetër do të sigurojë qasje deri te kapitali për ata të cilët më vështirë arrijnë deri te kreditë, respektivisht sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.
„Duke u udhëhequr nga parimi themelor se edukata financiare është investim afatgjatë për gjithë shoqërinë dhe për shtetin, si dhe për individin i cili më lehtë dhe më sigurtë do të mund të sjell vendime të shëndosha financiare dhe të jetojë një jetë më cilësore, jam i bindur se me miratimin e Strategjisë si një dokument gjithëpërfshirës, sigurojmë një planifikim të matur dhe efikas të të gjitha aktiviteteve tona të ardhshme dhe resurse në pjesën e zhvillimit të edukatës financiare dhe inkluzionit financiar të tërë popullatës në vendin tonë, në ndërkohë duke vënë theks të veçantë tek të rinjtë si grupi më i rëndësishëm i synuar. Pikërisht për këtë, MAPAS konsideron se është me rëndësi të posaçme edhe kyçja e sektorit joqeveritar dhe privat në zbatimin dhe realizimin e qëllimeve të Strategjisë. Në atë mënyrë do të sigurojmë një edukatë financiare më gjithëpërfshirëse dhe inkluzion të zmadhuar financiar të popullsisë.” – theksoi kryetari i Këshillit të ekspertëve të MAPAS, Maksud Ali.
Kryetari i këshillit të ekspertëve të ASO, Krste Shajnoski, theksoi se përshpejtimi i procesit të edukatës dhe inkluzionit financiar është në veçanti i rëndësishëm nëse merret parasysh niveli i ulët i zhvillimit të tregut të sigurimeve në segmentin e sistemit financiar.
„Sjellja e strategjisë si një dokument formal do të mundësojë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta, siç janë sigurimi i rritjes dhe zhvillimit të tregut financiar, diversifikimi i gjerë dhe qasshmëria e shërbimeve financiare deri te çdo individ, familje, biznes i vogël ose i madh, sektori shtetëror, dhe e gjithë kjo me çmime të drejta. Normalisht që ky qëllim do të zbatohet vetëm nëse sigurojmë funksionim të institucioneve të shëndosha financiare që udhëheqen dhe kontrollohen nga një kuadër profesional, i cili me sukses e baraspeshon realizimin e qëlllimeve të udhëhequra nga interesi për realizimin e fitimit, nga njëra anë, dhe sigurimin e ciësisë së shërbimeve të ofruara financiare dhe raport të drejtë ndaj shfrytëzuesve të shërbimeve financiare nga ana tjetër.” – porositi Shajnoski.
„Në kushte të globalizimit, zgjedhja dhe qasshmëria e madhe e produkteve financiare, kontribuojnë që arsimimi financiar të jetë një nga prioritetet e bartësve të politikave ekonomike. Gjegjësisht, duhet të theksohet se aftësia për procesuimin e informatave të shumta rritet me ngritjen e nivelit të kuptimit të instrumenteve të ndërlikuara financiare. Gjatë kësaj, duhet të pranohet se insistimi që pjesëmarrësit në sistemin financiar të jenë qartë dhe lartë transparent, duhet të mbështetet me kuptimin adekuat të atyre për të cilët kërkohet transparenca. Rishtasi, intensifikimi i edukatës dhe inkluzionit financiar do të nënkuptojë edhe rritje të sektorit financiar në zhvillimin ekonomik. Duke pasur parasysh të gjitha këto, KLVRMV-ja thekson se me të gjitha kapacitetet e veta do të angazhohet për ngritjen e arsimimit financiar, në veçanti për çështjet lidhur me tregun e letrave me vlerë.” – theksoi Kirill Jovanovski në emër të KLV-së.
Me Strategjinë, ndër të tjera parashihet zhvillimi i programeve të posaçme arsimore për grupe të moshave të ndryshme të popullsisë, nga më të rinjtë e deri më të moshuarit, duke pasur parasysh kuptimin për edukatën si një proces gjatë tërë jetës dhe në veçanti dinamikën e financave në kohërat aktuale. Programet arsimore duhet të jenë të koncipuara në përputhje me Kompetencat bazë për edukatë financiare, si një dokument i posaçëm i paraparë me Strategjinë, i cili është në përpilim e sipër. Me qëllim të krijimit të një kornize e cila do të sigurojë koordinim përkatës të aktiviteteve, shkëmbim të informatave, si dhe edukatë cilësore, objektive dhe të paanshme fnanciare nga të gjithë dhënësit potencial, tashmë punohet në përpilimin e një Kodi të praktikave të mira për edukatë financiare, me përfshirje të rregullatorëve, institucioneve private financiare dhe asociacioneve qytetare. Vet monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të parapara është parashikuar që të zvhillohet përmes një grupi të punës me pjesëmarrës të kyçur nga rregullatorët, sektori privat dhe civil, që do të përforcojë bashkëpunimin dhe do mundësojë alokim optimal të resurseve në dispozicion ndaj qëllimeve të vendosura.
Në periudhën që do pasojë, kujdes i veçantë do t’i dedikohet aktiviteteve në lidhje me mbrojtjen e konsumatorëve, në segmentet e veçuara financiare, e cila poashtu është në favor të inkluzionit më të madh financiar në të ardhmen. Një pjesë e aktiviteteve të parapara në fushëveprimin e mbrojtjes së konsumatorëve janë në anën e rregullatorëve, ndërsa një pjesë në anën e sektorit privat financiar, që edhe një herë bën me dije për bashkëpunimin e domosdoshëm, si një parakusht për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të parapara. Është paraparë edhe shqyrtimi i mundësive alternative për zgjidhjen e kontesteve eventuale me konsumatorët, përfshirë edhe shqyrtimin e mundësisë për vendosjen e Ombudsmanit, respektivisht Avokatit të popullit për sektorin financiar.
Në përputhje me Strategjinë, kujdes përkatës duhet t’i dedikohet edhe rritjes së transparencës në punën dhe në publikimin e të dhënave për shërbimet financiare nga ana e sektorit privat financiar, përfshirë edhe standardizimin e të dhënave të publikuara për një lloj të njëjtë të shërbimit.
Lidhja për në video: https://youtu.be/RtpKYlcURpI
Trupi koordinues për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare
Fillon Java Globale e Parasë për vitin 2021
Trupi Koordinues i Rregullatorëve Financiarë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare, në bashkëpunim me shoqatat dhe institucionet nga sektori privat dhe institucionet jofitimprurëse aktive në fushën e edukimit financiar, për të nëntin vit radhazi shënon Javën Globale të Parsë, e cila këtë vit mbahet në periudhën nga 22 deri më 28 mars. Tema e sivjetme e Javës Globale të Parasë është: “Kujdesu për veten tënde, kujdesu për paratë e tua” (Take care of yourself, take care of your money).
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, aktivitetet gjatë Javës Globale të Parasë këtë vit do të zhvillohen kryesisht përmes leksioneve elektronike dhe postimeve të materialeve edukative në faqet e internetit të institucioneve si dhe në rrjetet sociale. Leksionet edukative virtuale do të jenë të destinuara për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vendin tonë në tema nga fushat që mbulojnë institucionet në veçanti, të cilat lidhen me funksionimin e sistemit financiar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) edhe këtë vit do të marrë pjesë në Javën Globale të Parasë, përmes aktiviteteve të mëposhtme: promovim të përmbajtjeve të dobishme dhe dhënien e këshillave për siguruesit ose policëmbajtësit përmes portalit edukativ me fokus në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në kohë përmes faqes së internetit dhe rrjeteve sociale, pyetësorë edukativë, anketa, organizimin e kuizeve, leksione edukative online, paraqitje në TV, promovimin e praktikave të mira në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare, promovimin e rolit të shoqërive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve në sigurime në edukimin financiar në mënyrë që kjo të bëhet pjesë e praktikës së tyre në lidhje me klientët e tyre financiarë, rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve të sigurimeve për të rritur aktivitetet që synojnë edukimin dhe informimin e klientëve në mënyrë më të detajuar në lidhje me të gjitha aspektet që lidhen me produktet dhe shërbimet e sigurimeve. Më shumë: Buletini i aktiviteteve
Globalisht, Java Globale e Parave shënohet që nga viti 2012, me ndërprerje të vetme në vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe që nga viti 2021 ajo organizohet nga OECD. Kjo iniciativë globale, e cila deri më tani është festuar në më shumë se 175 vende të botës, rrit ndërgjegjësimin tek të rinjtë për edukimin financiar dhe rrit njohuritë e tyre për paratë, kursimet, punësimin dhe sipërmarrjen. Çdo vit, të rinjtë diskutojnë, lexojnë dhe mësojnë rreth sistemeve ekonomike dhe financiare përmes një sërë aktivitetesh të kryera nga institucionet qeveritare, financiare dhe arsimore. Qëllimi i Javës Globale të Parave është të inkurajojë të rinjtë të investojnë në të ardhmen e tyre, duke theksuar rëndësinë e edukimit financiar, i cili do t’i ndihmojë ata të bëhen të vetëdijshëm për të drejtat e tyre financiare, duke e lehtësuar në këtë mënyrë aksesin në shërbimet financiare dhe zhvillimin e aftësive të tyre financiare.
Fillimin zyrtar të Fushatës ju mund të ndiqni këtu: regjistrohuni këtu ose shikoni drejtpërdrejtë në kanalin GNP YouTube.
Ngjarja fillon në orën 12:00!
Seancë e mbajtur më 14.04.2020
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për dhënien e pëlqimit për shoqërinë e auditimit për vitin 2020 SHA për sigurim GRAVE Shkup,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për dhënien e pëlqimit për shoqërinë e auditimit për vitin 2020 SHA për sigurim GRAVE JOJETE Shkup,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve VINER – Viena Inshurens Grup Shkup,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për kufizimin e së drejtës për pagimin e kompensimit monetar, kompensimeve për udhëtime dhe shpenzimet e tjera materiale,
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit mbi mënyrën e vlerësimit të rezervave për dëmet e kompanive të sigurimeve dhe /ose risigurimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme,
6.Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për përmbajtjen minimale të regjistrave dhe mënyrën e raportimit, rezervimit dhe likuidimit të dëmeve nga kompanitë e sigurimeve,
7. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për shqiptimin e masave shtesë në lidhje me mosmënjanimin e paligjshmërisë nga Shoqëria e Sigurimeve Unika SHA Shkup,
8. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për metodën e vlerësimit të zërave nga bilanci i gjendjes dhe përgatitja e bilancit të biznesit,
9. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për llojet dhe karakteristikat e fondeve që mbulojnë provigjonet teknike dhe fondet që mbulojnë provigjonet matematikore, si dhe vendosjen dhe kufizimin e detajuar të atyre investimeve dhe vlerësimin e tyre.
MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
- Kërkesë për kthimin e mjeteve
- Kërkesë për qasje ose korrigjim të të dhënave personale
- Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale
- Manual për mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin e sigurimeve
- Rregullat për aksesin e subjekteve në të dhënat e tyre personale
- Rregullat për detyrimet dhe përgjegjësitë e administratorit
- Udhëzim pune për dhomën e serverit
- Udhëzim pune për qasje në sisitemin e informacionit
- Udhëzime se si të shkatërrohen dokumentet, si dhe si të fshihen dhe pastrohen mediat e përdorura për përpunimin e të dhënave personale
Persona të autorizuar për mbrojtjen e të dhënave personale