Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), Banka Popullore (BP), Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë (KLV) dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) edhe në ditët në vijim do të zhvillojë një sërë aktivitetesh edukative dhe afirmative që synojnë ngritjen e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e edukimit financiar. Me këto aktivitete, rregullatorët financiarë të vendit do të bashkohen aktivisht në festimin e “Javës globale të parasë”, një aksion global për ngritjen e ndërgjegjësimit për nevojën për edukim financiar dhe përfshirjen financiare.
Këtë vit, aksionit, i cili tradicionalisht organizohet nga rregullatorët financiarë për 13 vite me radhë, do t’i bashkohen asociacione, kompani dhe shoqata nga sektori privat dhe civil që janë aktive në fushën e edukimit financiar.
Java Globale e Parasë tradicionalisht festohet përmes leksioneve për grupmosha të ndryshme, publikimit të materialeve edukative në fushën e financave në faqet e internetit, mbajtjes së seminareve apo takimeve online dhe publikimit të përmbajtjeve edukative në rrjetet sociale.
Tema e Javës Globale të Parasë së këtij viti është: “Mendo para se “të ndjekësh”, për siguri të parave tënde në të ardhmen”.
Tema trajton ndërlidhshmërine e tendencave bashkëkohore financiare digjitale, paraqitjen e personave të cilët japin këshilla për investimet financiare (të ashtuquajturit ,,finfluencerë”) dhe përdorimit në rritje të inteligjencës financiare gjatë identifikimit të besueshmërisë së informacioneve dhe këshillave financiare, në veçanti për të rinjtë. Më tej, edhe anshmëria emocionale, posaçërisht mentaliteti i turmës, rishtasi mund të përkeqësojnë sjelljen e vendimeve jo të mira financiare nën presion të moshatarëve ose ndikimin e mediave sociale.
Në këtë kontekst, me rëndësi të jashtëzakonshme është që të rinjtë të zhvillojnë aftësimet e duhura për menaxhimin e parave, të dallojnë nxitësit emocional dhe të përvetësojnë qasje kritike ndaj burimeve të informacioneve. Fuqizimi i edukimit financiar mund t’u ndihmojë të rinjve që të pozicionohen më mirë në tregjet financiare, të kundërshtojnë dhe të dallojnë këshilla paragjykuese, që në fund çon deri në vendime më të mençura financiare. Prandaj, tema e sivjetshme e “Javës Globale të Parave” i nxit të rinjtë që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë sjelljes së vendimeve financiare dhe përdorimin e teknologjive bashkëkohore në sektorin financiar.
Në korniza ndërkombëtare, ,,Java Globale e Parave” shënohet nga viti 2012, me ndërprerje të vetme në vitin 2020 për shkak të pandemisë, në organizim të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Kjo iniciativë globale, e cila deri më tani shënohet në më shumë se 176 vende të botë dhe me të cilën janë të përfshirë 60 milionë fëmijë dhe të rinj, e rrit ndërgjegjësimin tek të rinjtë për edukimin financiare dhe njohuritë e tyre për paratë, kursimin, punësimin dhe sipërmarrjen. Më tepër informacione për Javën Globale të Parave janë në dispozicion në linkun: www.globalmoneyweek.org