Ky është dëmshpërblimi më i lartë i paguar në të 18 klasat e sigurimit jo-jetë për nëntë muajt e parë të këtij viti. I siguruari është person juridik dhe dëmi është paguar në tremujorin e tretë të këtij viti. Në top pesë dëmet e paguara janë këto: 232,000 euro janë paguar për sigurimin e përgjegjësisë së mjeteve ajrore, 173,00 euro për sigurimin e përgjegjësisë për automjete, 141,000 euro për sigurimin e humbjeve financiare dhe 100,000 euro për dëmin e siguruar me karton jeshil.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS), dëmi më i paguar i mbuluar nga sigurimet, në nëntë muajt e parë të këtij viti, ka qenë 18,9 milionë denarë (308.000 euro). Bëhet fjalë për pasurinë e siguruar të një personi juridik. Në këtë periudhë, klasa më e madhe e sigurimit vullnetar – sigurimi i pasurisë ka paguar dëme në vlerë të përgjithshme prej 469,6 milionë denarësh (7,6 milionë euro)
Kompensimi i dytë më i vlefshëm i paguar është për detyrimin nga një avion i siguruar. Për dëmin e shkaktuar nga ai sigurim janë paguar 14,3 milionë denarë (232.000 euro).
Nga pesë dëmet më të mëdha të paguara, një është për sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë apo përgjegjësisë motorike ndaj palëve të treta, sigurimin e kartonit jeshil dhe sigurimin e humbjeve financiare.
Në bazë të sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë, kompania në këtë periudhë ka paguar 10,7 milionë denarë (173.000 euro). Për mbulimin e humbjeve financiare, një i siguruar nga kompania e sigurimeve ka inkasuar 8,65 milionë denarë (141.000 euro). Për dëmin e mbuluar me karton jeshil, kompania e sigurimeve i ka paguar të siguruarve 6,2 milionë denarë (100.000 euro).
Në nëntë muajt e parë dëmi më i madh i paguar për mallrat e siguruara në transport (kargo) ka qenë 4,9 milionë denarë (80.000 euro). Për një dëm nga sigurimi kaskoi automjeteve janë paguar 2,75 milionë denarë (45.000 euro). Në rastin e pasurisë së siguruar të personit fizik, dëmi më i madh i paguar nga një kompani e sigurimit është 2,9 milionë denarë (48.000 euro).
Në klasën vullnetare me kontrata më aktive – sigurimi nga aksidentet në nëntë muajt e parë, dëmi më i paguar është 3,6 milionë denarë (58.000 euro). Në rastin e sigurimit shëndetësor privat dëmi më i madh i paguar për këtë periudhë është 615.000 denarë (10.000 euro), ndërsa në rastin e sigurimit të shëndetiti gjatë udhëtimit është 1.4 milionë denarë (23.000 euro).
Të siguruarit kanë arkëtuar gjithsej 2,89 miliardë denarë (47 milionë euro) dëme nga kompanitë e sigurimeve për sigurime jo-jetë në nëntë muajt e parë të këtij viti. Vlera totale e dëmeve të paguara për këtë periudhë është për 422 milionë denarë (6,9 milionë euro) ose 17 për qind më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjithsej 11 kompani të sigurimeve jo-jetë në këtë periudhë kanë paguar 55,008 dëme, që është 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.